Reuters, reportazh për lagunën e Karavastasë
Vëzhguesit e zogjve nga e gjithë bota vijnë në parkun Divjakë-Karavasta për lagunën e tij dhe larmishmërinë e jetës së egër, shkuan agjencia zyrtare britanike “Reuters”.
Pelikanët e Lagunës së Karavstasë
Vëzhguesit e zogjve nga e gjithë bota vijnë në parkun Divjakë-Karavasta për lagunën e tij dhe larmishmërinë e jetës së egër, shkuan agjencia zyrtare britanike “Reuters”.
Por një banor në veçanti po tërheq shumë spektatorë, Xhon Malko, një prej pelikanëve të parkut.
Rojet e parkut e kuruan atë pasi e gjetën me një krah të plagosur dy vite më parë, por ai nuk arriti dot të rifitojë aftësinë për të fluturuar, duke e bërë të paaftë që të gjuajë. Ata e quajtën Xhoni dhe i dhanë mbiemrin Malko, që është i rojesë që kujdeset më shumë.
Një Pelikani Kaçurrel, një prej zogjve më të rëndë që fluturojnë, krahët e të cilit mund të arrijnë deri në 3,5 metra, Xhoni mendohet se e kishte çerdhen në ujin e kripur të lagunës së Karavastasë para se të dëmtonte krahun.
“Ne filluam të kujdesemi për atë… sikur të ishte kafsha jonë, por shumë shpejt ai u kthye në një simbol të parkut dhe një atraksion për vizitorët dhe turistët. Peshkatarët i sjellin atij peshk të freskët çdo ditë”, tha drejtori i parkut, Ardian Koçi.
Xhoni tani jeton pranë zyrës kryesore të parkut, larg nga Pelikanët Kaçurrel të tjerë, të famshëm për puplat kaçurrelë në krye të kokës. Ai ka pellgun e tij të vogël, ku lahet dhe vjen rrotull.
Gjatë natës ai fle pranë kolibes së qenit të parkut. Rojet besojnë se ai e bën këtë për të qenë i sigurt nga kafshët grabitqare.
“Me të vërtetë më pëlqen kur i shikoj nga kaq afër sepse nuk e kam këtë mundësi me pelikanët e tjerë në lagunë, ata rrinë shumë larg”, tha 10-vjeçarja Eliza Shkoza që po vizitonte parkun.
Rreth 120 Pelikanë Kaçurrelë jetojnë në lagunon e Karavastasë në Divjakë, sipas Shoqatës Ornitologjike Shqiptare. ky lloji është në listën e kafshëve gati në zhdukje nga Unioni Ndërkombëtar për Konservimin e Natyrës.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.4%
Vota total: 1199
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Gripi i shpendëve, 3 pulëbardha gjenden të ngordhura në Lagunën e Karavastas, grupet e punës po monitorojnë fermat
11 Janar, 10:33
-
Gripi Shpendëve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe Karavasta! Situata në kontroll dhe nën monitorim
10 Janar, 09:39
-
Divjakë/ Shiste ilegalisht fishekzjarre në dyqanin e tij, nën akuzë pronari 57-vjeçar
27 Dhjetor 2024, 15:27
-
AKU/ 20 ton mandarina do të asgjësohen në Divjakë
19 Dhjetor 2024, 16:37
-
Erion Braçe 'përplaset' me komentuesin: O hajvan, nuk ka urë të gatshme, po e ndërtojmë
23 Nëntor 2024, 12:11
-
E rëndë në Divjakë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin 90 vjeçar (EMRI+VIDEO)
18 Nëntor 2024, 18:59
-
‘Ngordhën bretkosat jo më peshqit’, ndotet nga fabrikat Emisari i Tërbufit në Divjakë! Banorët: Me këtë ujë vadisim tokat
15 Nëntor 2024, 14:53
-
Nga kivano tek dora e Budës dhe papaja, Irakli Shkoza vazhdon të guxojë me frutat ekzotike: Fermerët duhet të rrezikojnë
6 Nëntor 2024, 22:11
-
Fier/ Me kokainë dhe hashash në xhepa, nën akuzë pronari i lokalit në Divjakë dhe dy të rinj nga Tirana e Berati
25 Tetor 2024, 13:24
-
Decentralizimi i shërbimeve bujqësore-Denaj: Marrëveshja me 4 bashki një shërbim dhe vendimmarrje më e mirë
22 Tetor 2024, 15:10
-
Qëlluan me thikë 2 të mitur, arrestohen të rinjtë nga Divjaka (EMRAT)
18 Tetor 2024, 15:59