Reuters: Urdhri për ndalimin e trenit 
serb në kufi u dha nga Hashim Thaçi 

Reuters: Urdhri për ndalimin e trenit <br />serb në kufi u dha nga Hashim Thaçi 
Agjencia më e madhe e lajmeve në botë, Reuters, i ka kushtuar një artikull provokimit serb me trenin e "veshur" me thirrje nacionaliste si "Kosova është Serbi", i cili u tentua të futej në Veriun e Mitrovicës.

Reuters shkruan se presidenti Hashim Thaçi urdhëroi Forcat Speciale të Policisë së Kosovës që të ndalonin trenin në kufi

Policia e Kosovës e ka bllokuar të shtunën hyrjen e trenit i cili po vinte nga Serbia i pikturuar me ngjyrat e flamurit serb dhe me fjalët “Kosova është Serbi”. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte urdhëruar forcat e njësisë speciale të dalin në kufi për të ndaluar ardhjen e trenit i cili kishte qëllim vetëm provokimet dhe nuk kishte leje të kalonte nga autoritetet e Prishtinës”, shkruan Reuters.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe ajo nuk kishte kërkuar asnjë leje për kalimin e këtij treni.

Më tej, kjo e agjenci shkruan rreth ngjarjeve se si ka përfunduar lufta mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 1999 nga bombardimet e NATO-s dhe se kjo e fundit ende ka rreth pesë mije trupa të vendosura në Kosovë për të ruajtur paqen.

Artikulli përfundon duke dhënë informacione rreth liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj se si u arrestua nga autoritet franceze me urdhërarrest të Serbisë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë