'Revolta' e opozitës për propozimin francez në Maqedoninë e Veriut, zv. ministri i Drejtësisë në Report Tv: Skeptikët do heqin dorë, hap historik

Partneri ynë në rrugën drejt BE-së, Maqedonia e Veriut pas çeljes së negociatave ditën e djeshme në Bruksel ka një lloj vizioni edhe pse situata e brendshme brenda vendit nuk është edhe aq e qetë.

I ftuar në Sot Live në Shqipëri nga Andi Kapxhiu në Report Tv, zëvendës ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu u shpreh i sigurt se skepticizmi i opozitës maqedonase do shuhet. Nuhiu gjithashtu e cilësoi këtë rrugëtim si  një hap historik.

'Do doja të shpreh uratat e mia për shtetasit e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. e Konsiderojmë si hap historik.  Ka pasur momente që është dashur që institucionet e shtetit të jenë më vigjilente për të përballuar barrierat si ajo e Bullgarisë. Dhe arritëm në përfundimin e djeshëm.

Kemi një qëndrim të formalizuar të institucionalizuar dhe tashmë skeptikët do të heqin dorë. në një të ardhme të afërt të sigurohen edhe ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut. Dhe sigurisht edhe deputetët e vendit do të reflektojnë.'- tha ai.'

 I pyetur si e parashikoni, se si do jetë rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut Nuhiu u shpreh se do të diskutohet çdo gjë për të vendosur në linjat e duhura dinamikën e shtetit.

'Jemi në dijeni të një kuadri të bisedimeve për të vërtetuar pozicionet e vendeve kandidate. Teknikisht në RMV është vetë qeveria e cila do të udhëheqë këtë proces kompleks. Dje u mbajt konferenca dhe tani duhet të fillojë procesi i screen-ingut sqarues dhe bilateral.

Do të diskutohen qëndrimet edhe nga anëtarët e qeverisë dhe do të japin vlerësime për këtë plan për dinamikën e shtetit.'- tha Nuhiu në Report Tv. 

Vendimi për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare, që shënon edhe çeljen e negociatave, u mor ditën e shtunë pasi Kuvendi i Maqedonisë se Veriut miratoi propozimin francez, duke zgjidhur kështu ngërçin me Bullgarinë. Ky vendim u përshëndet edhe nga politika shqiptare dhe zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian dhe të SHBA-së. E pranishme në Kuvendin e Shkupit ishte edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, e cila siguroi maqedonasit se gjuha e tyre do ruhet me 'fanatizëm'.

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut prej kohësh, kishin mospajtime për çështjen e gjuhës, të identitetit dhe të së kaluarës historike, që bllokuan integrimin e mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian si dhe të Shqipërisë. Franca doli me një propozim prej shtatë pikash, që kërkon lëshime nga të dyja palët. Shkupi, mes tjerash, duhet të angazhohet për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim njohjen e pakicës bullgare si komb i barabartë me të tjerët. Qeveria maqedonase e ka mbështetur propozimin, por opozita i doli kundër duke zhvilluar në më shumë se dy jave protesta.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia