Revoltohet aktorja me fansat:Nuk
jeni miqtë e mi, s’dua të bëj foto

Revoltohet aktorja me fansat:Nuk<br />jeni miqtë e mi, s’dua të bëj foto
Për të gjithë fansat e Jennifer Lerence që kanë fatin ta takojnë nuk duhet kurrsesi që t’i kërkojnë foto.

Ashtu siç ka vepruar edhe Justin Bieber para saj, ylli i Hunger Games nuk dëshiron të bëjë foto me fansat.
 
“Njerëzit mendojnë se ne jemi miq vetëm se unë jam e famshme dhe ata ndiejnë sikur më njohin, megjithatë unë s’i njoh ata”, është shprehur këngëtarja.
 
Jeta e të famshmëve është nën një vëzhgim të vazhdueshëm, situatë që shumë shpesh u’a vështirëson edhe karrierën.

“Duhet të mbroj flluskën time, kam një punë të çuditshme, s’dua që të bëhet edhe realiteti im i tillë”, është shprehur Jennifer Lawrence.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion