Revolucion në ushtrinë zvicerane! Vajzat nuk do veshin rroba meshkujsh, por do jenë më femërore

Revolucion në ushtrinë zvicerane! Vajzat nuk do veshin rroba meshkujsh, por do jenë më femërore

Foto ilustruese

ZVICËR- Duke filluar nga muaji i ardhshëm gratë në ushtrinë e Zvicrës,  do të kenë një uniformë femërore e krijuar për ato, e ndryshme nga ajo e burrave. Vendimi është marrë me qëllim që të rritet numri i grave dhe vajzave në ushtri, ku aktualisht është në masën e 1%. Qeveria synon që kjo shifër të shkojë në 10% deri në vitin 2030.

Marianne Binder, anëtare e Këshillit Kombëtar Zviceran, tha një gjë e tillë do të sillte një frymë të re në ushtri.

"Veshja është krijuar për burra, por nëse ushtria do të bëhet vërtet më femërore, nevojiten masa të përshtatshme", tha ajo.

Deri më tani gratë kanë mbajtur pantallona të gjata, të gjera, shpesh më të mëdha të cilat janë të pakëndshme. Për këtë arsye, është menduar që gratë do të kenë uniformë funksionale, në verë rroba të shkurtra dhe të gjata në dimër.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë