Liverpool dhe trajneri Jurgen Klopp po planifikojnë një revolucion të vogël në ekip për sezonin që vjen. Tekniku gjerman është në ankth për të bërë disa blerje dhe për ta bërë një gjë të tillë së pari duhet të shiten futbollistë. Të paktën ky është vendimi i drejtuesve të ekipit nga Anfield në kohën e krizës së koronavirusit. Për të gjitha këto arsye janë 6 lojtarë që do të shiten mes të cilëvë është edhe Xherdan Shaqiri ndërsa të tjerët janë Origi, Lovren, Grujic, Llallana dhe Harry Wilson.
Ai që do të ketë dhe një tjetër mundësi është Naby Keita i cili i kushtoi Liverpool-it 60 mln euro në verën e vitit 2008. Liverpool-i që ka në dorë titullin kampion për këtë sezon dhe pritet ta fitojë matematikisht ndeshjet e mbetura do të përfitojë nga fama aktuale dhe sezonin tjetër të luftojë për gjithçka. Tekniku Klopp do të përforcojë më shumë mesin e fushës dhe i pëlqejnë dy lojtarë nga Wolves. Portugezi Ruben Neves dhe spanjolli Adama Traore. Ky i fundit njihet për forcën fizike dhe shpejtësinë dhe ky operacion i dyfishtë pritet t’u kushtojë të kuqve rreth 120 mln euro./ Përgatiti Andi Kapxhiu.