TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se deri më tani 95% e shërbimeve jepen online. Kjo gjë, ka theksuar Rama, u ka kursyer shqiptarëve 4 mln euro dhe 472 vjet pritje në radha. Ai shtoi se vendi ynë e ka gati pasaportën dixhitale të vaksinimit, si një formë përgatitje nëse vende e tjera e vënë kusht udhëtimi. Në këtë pasaportë udhëtimi, do të jenë të përcaktuara emri, mbiemri, datat e bërjes së 2 dozave dhe lloji i vaksinës.
Ndërkohë, është bërë me dije se shumë shpejt në e-Albania do të ofrohet edhe shërbimi për të planifikuar datën për marrjen e vaksinës, në momentin që do të nisë procesi i vaksinimit masiv. Se kur do të ndodhë kjo nuk ka një datë, për arsye shumë të thjeshtë tha Rama, pasi nuk janë siguruar dozat e vaksinës.
Shefi i qeverisë, duke e cilësuar e-Albania-n, si një histori suksesi shqiptare, tha se nëse nuk do të ishte ky shërbim online, atëherë vendi ynë do e kishte përballuar ndryshe pandeminë dhe tërmetin, pasi sipas tij gjatë këtyre dy fatkeqësive do ishte e pamundur për të operuar ndryshme. Nga ana tjetër, në përgjigje të interesit të gazetarëve, drejtoresha e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj ka dhënë shifra konkrete mbi numrin e shërbimeve të dhënë online për çdo kategori, e ndërsa dha lajmin e mirë se e-Albania do të përshtatet shumë shpejt edhe për personat që nuk shohin apo dëgjojnë.
Kryeministri Edi Rama është përgjigjur se pse vaksinat e Pfizer mbërritën në Shqipëri bashkë me të, ndonëse ishte lajmëruar se do të shtyhej ardhja e tyre. Ai shtoi se përpos dozave të djeshme është marrë garanci për 30 mijë vaksina të tjera Pfizer që pritet të vijnë në muajin Prill.
“Ndodhi ajo që ndodh gjithmonë me mua dhe ata që flasin anglisht dhe fatmirësisht në këtë pjesë jam i kënaqur që nuk jam vetëm se kam dhe dy të tjerë. Ndodhi ajo me gishta në vesh. Ndodhi ajo që o do vijnë sot, o do vijnë sot. Unë vërtetë jam lypësi më i madh por nuk jam lypës që kthej faqen tjetër. Jo vetëm ndodhi ajo por si rezultat i asaj ndodhi dhe tjetra. Morëm dhe angazhimin për 30 mijë vaksina të tjera nga Pfizer në muajin Prill. Sa i përket të parës jo nuk do të bëni gabimin që bën Ilir Meta”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nuk ka një datë për fillimin e vaksinimit masiv, kjo për shkak se nuk i kemi vaksinat në dispozicion.
"Nuk e di ju e keni me gjithë mend, apo e keni sa me bërë një pyetje. Sepse për këtë temë po flasim çdo ditë. Nuk di çfarë do me thënë a ka një datë për të filluar vaksinimi masiv, ku këtu bëhet fjalë për të siguruar një sasi dozash për të garantuar çdo ditë vaksinimin.
Për sa kohë që kjo sasi dozash nuk është në Shqipëri data që më kërkoni ju mua është muhabet. Të hedhim fall. Unë jam shumë besimplotë se ne do të kemi shumë shpejt mundësinë të marrim frymë krejt lirisht dhe të fillojmë një vaksinim masivisht me ambicien që sezonin veror ne ta kemi shumë më të lehtësuar nga pesha e zinxhirit të infektimeve. Për datë më vjen keq, por ka diçka që nuk shkon në pyetjen tuaj", tha Rama.
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlindaj Karçanaj, e cilësoi një histori shqiptare suksesi portalin e-albania.
Në konferencën për shtyp bashkë me Kryeministrin Rama, Karçanaj teksa parashtroi disa shifra të shërbimeve, u ndal në ato kryesoret të cilat sipas saj kanë ndryshuar rrenjësisht marrëdhënin e shtetit me qytetarët dhe biznesin.
"E-albania, një histori shqiptare suksesi. Falë kësaj sipërmarrje ka ndryshuar rrenjësisht marrëdhënia e shtetit me qytetarët dhe biznesin. Kemi pasur vetëm 14 shërbime publike online, sot janë 1207., 51 mijë aplikime ishin kryer në vitin 2013, 7.7 milionë vitin e fundit. Pritja në radhë u ka kushtuar shqiptarëve, janë kursyer 236 vite pritje dhe janë kursyer 1.36 miliardë euro. Sot kemi një pasuri të madhe kombëtare. Aktualisht gjenerohen 163 dokumente me nënshkrim elektronik dhe 47 dokumente me vulë elektronike. Sistemi i doganës nga ky moment është totalisht pa letër. Shëndetësia është fokusi kryesor i Qeverisë por edhe i portalit e-albania. Ia kemi dalë gjithashtu të përballojmë me sukses situatën e pandemisë. Falë dixhitalizimit shërbimet ofrohen online. E-albania nuk ndaloi asnjë moment të gjitha shërbimet kur të gjitha sportelet ishin mbyllur. Vetëm për shërbimet shëndetësore qytetarëve u është kursyer 52 vite pritjeje. Së shpejti edhe spitalet rajonale do të aksesojnë informacionin online. Biznesi është një fokus shumë i rëndësishëm i ynë. Tashmë të gjitha bizneset kanë vetëm një ndalesë online për të mbyllur të gjitha shërbimet në të gjithë ciklin, që nga krijimi i tij, pagesat tatimore dhe të gjitha ofrohen online.", tha ndër të tjera ajo.
Report Tv sjell foto se si do të duket pasaporta e vaksinimit. Në të është e specifikuar, emri, mbiemri, datat kur janë marrë dy dozat si edhe lloji i vaksinës. Ky shërbim merret online në e-Albania. Ndërkohë pritet që në e-Albania së shpejti të futet edhe shërbimi për rezervimin e orarit të vaksinimit, kur ky proces të nis masivisht.
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se vendi ynë ka gati pasaportën dixhitale të vaksinimit. Kjo si një formë përgatitjeje nëse vendet e tjera e vendosin kusht udhëtimi.
"Ne disponojmë falë revolucionit dixhital kemi një sistem që garanton transparencë dhe kemi pasaportën dixhitale të vaksinimit, duke u përgatitur për rastet kur vaksinimi të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nëse nuk do të dixhitalizimi i shërbimeve, tërmeti dhe pandemia nuk do ishte përballuar siç ka ndodhur deri më tani. Ai ka bërë një pasqyrim të shifrave, ku tha se nëpërmjet shërbimeve online shqiptarët kanë kursyer 4 mln euro dhe 472 vjet pritje në radhë.
"Nuk do kishim përballuar nëse nuk do ishim në fazën e këtij revolucioni, përfytyroni vetëm për një cast se çfarë do mund të bënim nëse në momentin kur duhet të garantonim mbylljen e përgjithshme të një viti më parë, nuk do kishim mundësi t'u shërbenim qytetarëve në nevojë për të dalë nga shtëpia. Parafytyroni nëse sikur kjo ngjarje shumë e rëndë, do të na kishte gjetur në kohën kur, ky shtet kishte vetëm 1% të shërbimeve online, dhe vetëm 50 mijë përdorues të këtyre shërbimeve. Ndërkohë që sot, nga 14 shërbime që ishin kur ne e nisëm këtë revolucion kemi 1207 shërbime dhe nga 50 mijë përdorues kemi 1.87 mln përdorues. Nga 51 mijë aplikime, për shërbimin online për 2013 sot në 2021 kemi 7.7 mln. Nëse në 2013 kishte vetëm 6 regjistra elektronikë, me total 680 mijë transaksione sot ka 55 data bazë me 145 transaksione, ndërveprime, 211 herë më shumë. Nga ana tjetër, kemi bërë një llogari dhe pa këtë revolucion deri në këtë fazë ku ka ardhur ne do të kishim konsumuar 472 vjet pritje në radha, janë shkurtuar 472 vjet kohë pritje në radha, si kohë e harxhuar. Vetëm gjatë pandemisë janë shërbyer 1.2 mln biznese, janë kursyer 293 vite pritje dhe në total qytetarëve u janë kursyer 4 mln euro që do kishin shkuar për tarifat minimale për dokumente në radhë pa llogaritur kursimet e bakshisheve dhe ryshfet që ky sistem i asgjëson komplet. 95% e shërbimeve janë online. Shëndetësia sot vazhdon të tranformohet në këtë aspekt, pasi janë një sërë procesesh që deri dje bëheshin me radhë të gjatë ndërkohë që sot bëhen të gjithë online. Që nga regjistrimi të mjeku i familjes, te kontrolli bazë etj. Ju e mbani mend besoj tmerrin e certifikatave. Sot ne kemi certifikatën në çdo moment që e duam me vulë elektronike, në kohë reale nga kompjuteri. Sot dëftesat e nxënësve do të ofrohen online me vulë elektronike. Sot, edhe pse ka ende shumë për të bërë,. shërbimet shtetërore për ata që janë jashtë mundësojnë që 38 shërbime që deri dje duhej prania fizike në konsullatë janë online. Sot shtetasit e huaj që duan të jetojnë apo punojnë në Shqipëri e marrin vizën përmes një procesi që bëhet i gjithi online.", tha Rama.
MERR VAKSINEN KINEZE O IDIOT,,,,,DJE KRYEMINISTRI I HUNGARISE ORBAN U VAKSINUA ME VAKSINEN KINEZE....
Përgjigju