"Ja ku mbërrita, shihni gruan nën paruke."

 Lady Gaga heq kështu një cohë me lëkurë leopardi që  i mbulonte flokët me ngjyrë të zezë natyrale  dhe me një prerje të shkurtër.

 Stefani Angelina Germanotta nuk është vetëm superstari boteror me  23 milion albume të shitura por ajo rrëfehet edhe kështu.

"Unë kam kaluar disa momente të vështira dhe meqënëse nuk jam ndjerë mjaftueshëm e fortë me veten krijova një person tjetër me ndihmën e një parukeje dhe kozmetikës," u shpreh ajo në Roundhouse në Londër para dy mijë pjesmarrësve në inagurimin e show-t Tunes Festival, i cili do të zgjasë për një muaj dhe që ka si pjesmarrës edhe Justin Timberlake, Katy Perry, Elton John, Avicii dhe Ludovico Einaudi.

Gjatë një ore që zgjati  koncertit ylli i muzikës pop ka zbuluar paraprakisht disa prej këngëve të   'Artpop', albumit të tretë të saj  që do të dalë në nëntor. Por ajo nuk ka kënduar asnjë nga hitet e saj të shkuara, gjë që nuk ju ka pëlqyer  atyre që  shpresonin për një shfaqje më të plotë.

Redaksia Online
( Jetona Koçibelli/ Shqiptarja.com)