Deputeti i PD-së Klevis Balliu reagoi pas kontrolleve të SPAK në vilën e biznesmenit Ron Yeffet pas audiopërgjimeve për trafik armësh. Balliu akuzoi Ramën si “përgjegjësin kryesor” të skemës së pretenduar dhe tha se SPAK duhet ta hetojë çështjen deri në fund.
“SPAK ka zbarkuar te shoku i Edi Ramës, Ron Yeffet, i cili, në bashkëpunim me qeverinë, po vjedh miliona euro nga qytetarët. Por SPAK duhet të fillojë të shkojë te shefi i këtyre aferave. SPAK duhet të kontrollojë banesën e shefit të Ron Yeffet, Edi Ramës. Sepse çështja nuk është të ndërrojmë një Ron Yeffet me një Ron Yeffet tjetër. Çështja është të shkojmë te përgjegjësi kryesor dhe të hetojmë deri në fund të gjithë skemën”, shkroi Klevis Balliu.
Lajmi kryesor:
Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes





