I ftuar në studion e Report Tv, Eneid Mato i Ecobicycle, ka folur për revolucionin që do të bëjë biçikleta 'Mobike' në Shqipëri. Ai ka rrëfyer që nuk është paguar asnjë kosto për ti patur ato dhe pritet që të shumëfishohet numri i tyre. Ai është shprehur që 'Revolucioni i biçikletave' do të çajë ndotjen në Tiranë. Gjithashtu do të krijohen korsi për biçikletat të cilat nuk do të përdoren vetëm nga të rinjtë por edhe fëmijët. Sipas tij biçikleta do të qytetërojë çdo njeri.

Kush kujdeset për mbarëvajtjen e korsive të biçikletave?

Tashmë Tirana ka një person përgjegjës për korsitë e biçikletave ku do të lëvizin jo vetëm të rinjtë por edhe fëmijët. Çdo qytetar që do të jetojë në një qytet të pastër duhet të përdorë më shumë mjete që nuk e ndotin ajrin. Nuk ka të ardhme një qytet me 200 mijë makina .

 Si do të funksionojë kjo lëvizje?

 Ka njerëz që bëjnë abonimin mujor dhe e mbajnë biçikletën në shtëpi duke privuar 100 të tjerë ta përdorin. Njerëzit duhet të bëhen pjesë e këtij ndryshimi. Është një pronë publike dhe nuk duhet ta mbajmë në shtëpi. E marrim mbarojmë punët që kemi dhe e kthejmë sërish në mënyrë që ta përdorin dhe njerëz të tjerë.

Si do të mirëmbahen këto biçikleta?

Biçikleta është një prodhim i 2018, e pajisur me goma mishi, është e fortë, praktike dhe nuk ka shumë nevojë për mirëmbajtje. Biçikleta duhet të parkohet ne zemrat e komunitetit në mënyrë që stafi t'i grupojë dhe të jenë në shërbim të të gjithëve. Biçikleta do të qytetrojë çdo njeri.

Çfarë mund të thoni në lidhje me veprimin vandal të adoleshentit?

Gjithsecili që vandalizon të dënohet me punë vullnetare. Mungon institucioni i riedukimit në Shqipëri. Nuk ka vandalë e as shpellarë që do e ndalojë këtë lëvizje. Të gjitha sëmundjet vijne nga ajri. Revolucioni i biçikletave do të çajë ndotjen në Tiranë.