Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani është zgjedhur anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM). Ai në godinën e ASHAM-it në Shkup ligjëroi në temën: "Nga faza e tranzicionit në kristal të lëngët, përzierjet dhe sistemet biologjike të atyre në jetën publike, shoqërore dhe politike".

Për vendimin e ASHAM-it për të shpallur Mejdanin anëtar të jashtëm, ai tha se ka qenë i njoftuar disa muaj më parë pasi zgjedhja e tij është bërë me votim pothuajse unanim dhe në këtë drejtim ligjërata e sotme në Shkup shënon dhënien e këtij titulli.

"Është një kënaqësi për të gjithë aktivitetin shkencor, shoqëror, publicistik dhe botues të gjithë periudhës time nga shkollimi deri në ditën e sotme", deklaroi Mejdani, i cili u deklarua edhe për Eciklopedinë e Maqedonisë në të cilën u ofenduan shqiptarët. 

“Padyshim, edhe qëndrimi i Akademisë është krejt ndryshe dhe ju së shpejti do të shihni se kjo akademi do të botojë edhe një vepër të Kristo Frashërit. Do të thotë se konceptimi është krejt tjetër dhe bota lëviz. Bota nuk mbetet në një vend, bota duhet të emancipohet dhe në këtë emancipim të gjithë duhet të japim kontributin tonë përfshirë edhe mediet", tha ai.

Para akademikëve, ambasadorëve dhe të tjerëve që kishin ardhur të ndjekin ligjeratën e Mejdanit, për karrierën e tij akademike dhe politike foli akademiku Alajdin Abazi. Ai tha se Mejdani ka mbaruar Fakultetin e Fizikës në Tiranë, ndërsa shkollimin akademik e kishte vazhduar në Francë, në lëmin e Spektronomisë, ndërsa doktoraturën e kishte arritur duke studijuar trupin e ngurtë, në universitetin e Parisit në vitin 1976.

Rexhep Mejdani, gjatë karrierës së tij politike ka qenë president i Republikës së Shqipërisë në vitet 1997–2002. /Marrë nga Anadolu Agency/

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)