Në një intervistë për të përditshmen “Epoka e Re”, Qosja ka thënë, “Unë jam me zemër e me mendje kundër themelimit të kësaj Gjykate të quajtur Speciale” duke shtuar se gjykatat e tilla "dinë të shpikin rezultate, për çka institucionet e Kosovës është dashur të jenë më këmbëngulëse”.
Qosja ka folur edhe për FARK-un, për të cilin ka thënë se është krijuar me qëllim që UÇK-së të mos i njihet statusi si forcë çlirimtare e Kosovës.
Ndërsa dje në një intervistë për mediat e Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se deputetët e Kuvendit duhet të japin votën e tyre pro Themelimit të Gjykatës Speciale. Sipas Thaçit kjo do ta pastronte Kosovën nga pretendimet spekulative të Dick Marty-it.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)