Rexhepi sygjeron serbët, votoni përmes postës

Rexhepi sygjeron serbët, votoni përmes postës
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka thënë se zgjedhjet parlamentare, Serbia nuk mund t’i organizojë në Kosovë.
`Zgjedhjet e organizuara nga Serbia janë zgjedhje ilegale. As s’i mbështesim e as s’i lejojmë”, citohet të ketë thënë Rexhepi për B92. 

“Por, për shkak të dyshtetësisë, në qoftë se ata duan të votojnë për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale që nuk e prekin Kosovën, i kanë dy opsione: ose përmes postës, ose përmes komunitetit ndërkombëtar`, sygjeron ministri Rexhepi.

Ndërkohë, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi, po përgatitet për organizimin e zgjedhjeve parlamentare në Serbi dhe në territorin e Kosovës, për çfarë së shpejti do të marrë instruksione të qeverisë republikane, ka thënë kryetari i këtij komisioni, Predrag Grgic. 


/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja