Rey Manaj është shumë pranë zyrtarizimit te klubi kinez Zhejiang FC, duke nisur kështu një aventurë të re në karrierën e tij. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është bindur të transferohet në kampionatin kinez, ku pritet të firmosë një kontratë dy vjeçare.

Sipas marrëveshjes, 28-vjeçari do të përfitojë një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon, pa llogaritur bonuset, çka e bën një nga afrimet më të rëndësishme të klubit në këtë merkato.

Ky hap përbën një kapitull të ri në karrierën e Manajt, i cili me largimin drejt Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe, zgjodhi një sfidë jashtë Evropës. Paraqitjet dhe golat në Emirate rritën kërkesën për sulmuesin, duke e bërë atë një objektiv të vlerësuar për Zhejiang FC.

Në javët e fundit, emri i sulmuesit ishte përmendur për një rikthim të mundshëm në Superligën turke, por në fund lojtari vendosi të pranojë ofertën nga Kina, duke zgjedhur një projekt të ri.