Hajdari 'ndan' anëtarët e 'Thurjes', Rezart Prifti del kundër Shabanit dhe Sokos: S'ka asnjë përjashtim të Rudinës, është bërë një mish mash i paparë

Anëtari i "Thurje" Rezart Prifti, në një intervistë për Report Tv, ka deklaruar se nuk ka përjashtim të Rudina Hajdarit nga kjo parti, duke dalë kështu kundër deklaratës së bërë më herët nga pjesëtarët e tjerë të nismës, Pano Soko dhe Endri Shabani të cilët thanë se e kanë ndërprerë bashkëpunimin me deputeten pasi ai e kishte bazën te listat e hapura.

Si duket Hajdari ka "ndarë në mendime" anëtarët e "Thurjes" pasi Prifti, nuk është aspak në unison me ta, pasi ka deklaruar prerazi se nuk ka një largim të Hajdarit, duke shtuar se kjo është bërë për të tërhequr vëmendjen.

"Mua më pëlqen shumë kjo tallavaja se këtu është një mish mash i paparë. Krijohen firmat piramidale. Nisma thurje është entitet më vete, Rudina Hajdari më vete dhe unë më vete. Para pak kohësh u bashkuam dhe krijuan nisnë, është projekt politik ose më saktë platformë idesh.

Nëse mendon se mund të bësh ndonjë sakrificë, nëse s'ke përdhunuar njeri, je përfaqësues i një gjenerate me ide ndryshe hajde se je i mirëpritur. Ky është koncepti i nismës. Fjala u përjashtua dhe s'u përjashtua është fjalë e mendësisë së vjetër. Ne nuk jemi si PD qe përjashtojmë njerëz e shkrijmë njerëz.

Më përfaqësues se mua ske atje. S'ka asnjë largim të Rudina Hajdarit. Është tallava e madhe për të shkëput gjithë vemendjen që ka nga hallet e përditshme.

Në dijeninë time nuk është kështu. Më të brendshëm se mua s'ke për të gjetur. Nuk e besoj", tha Prifti.

Ndërkaq ai theksoi se nuk ekziston si nocion përjashtimi, në partinë e krijuar prej tyre.

"Këto janë llogje pazari dhe nuk arrij ti perceptoj fare. Diskutimi për mua duhet të ishte pse u bë bashkë PD dhe PS.

Janë nocione që nuk ekzistojnë në mendësinë tonë. Nuk ka shance që të përjashtohet njeri aty. Hyn dhe del kush ti dojë zemra/ mjafton që të hyjnë dhe të dalin njerëz të mirë. Pse nuk ka horra në opera, nuk rrinë në opera. Horrat po të vijnë aty nuk rrinë aty.

Skam frikë të përgjigjem. Unë e shikoj këtë si bashkim idesh. Nëse dikujt si përputhen idetë shëndet e të mira. Unë asnjërit shëndet e të mira", shtoi ai.

VIDEO/Intervista e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:33
Rezart Prifti zbardh takimin e 'Thurjes' me ambasadoren e SHBA: Ja çfarë na tha Yuri Kim dhe mesazhi i saj i drejtpërdrejtë (VIDEO)

Aktivisti Rezart Prifti, në një intervistë për Report Tv, ka zbardhur detaje nga takimi i anëtarëve të partisë "Thurje" me ambasadoren e SHBA Yuri Kim dhe deputeten Rudina Hajdari.

Ndonëse u tregua i rezervuar duke thënë se nuk do të tregojë detaje për takimin, pasi sipas tij ka qenë një bisedë konfidenciale, ai shtoi se Kim është treguar e drejtpërdrejtë. Këshilla që i ka dhënë është se nuk ka për të ardhur asnjë i huaj që t'i nxjerrë nga balta.

"Kim më ka pëlqyer se ka qenë e drejtpërdrejtë. S'mund të them shumë gjëra. Ti me gruan ia thua lagjes se ça bëtë aty. Ishte bisedë konfidenciale. Mua s'me detyron asnjë protokoll për të thënë diçka. Është darkë private dhe jo  zyrtare. Mesazhi kryesor ishte se duhet ti dilni për zot vetes që të ndihmoni të tjerët.Nuk ka për të ardhur asnjë i huaj të na nxjerrë ne nga balta", shtoi ai.

Më tej ai tregoi se ka qenë Kim ajo që i ka ftuar në takim. "Na ftoi zonja Kim. Ç'punë kam unë të ftoj Kim, hajde hamë një darkë bashkë", tha ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmir: 07/10/2020 08:19

    Me bej baba te te ngjaj!

    Përgjigju
  • besa: 06/10/2020 19:46

    Ja ku i ke duke u zene qe tani, cfare risish, cfare shprese per vendin. Humbes pa gare

    Përgjigju
  • Beni: 06/10/2020 18:55

    Ky eshte fiks fshatari qe ka ardhe ne qytet.

    Përgjigju
  • Tirona: 06/10/2020 18:37

    hahaha sa kom qesh , duan dhe kta te paaftit sebashku me Rudinen te drejtojne ket vend, kto dukes mos dit me lidh kpucet e tyne ,dun me drejtu vendin. Hani o qorra dhe pak kohe nga taksat qe i mbahen ketij populli te shkrete, te cilit iu keni ardhe ne maje te hundes dhe do vije nje dite qe do ju"zhduki pa nam e nishan".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri