Biznesmeni shqiptar Rezart Taçi e falimentoi , pas tre vitesh Parma skuadra legjendare italiane rikthehet në Serinë A. Makthi morri fund dhe Parma u rikthye mes më të mirëve.
Pas diçka më shumë se tre vitesh nga falimentimi në mars të vitit 2015-të Parma siguron një tjetër ngjitje në kategori dhe siguron një vend mes skuadrave më të mira të Serisë A për sezonin 2018-2019.
Java e 42-të e Serisë B ishte emocionuese pasi Parmës i duhej të fitonte ndeshjen e saj dhe Frosinone të mos e bëntë një gjë të tillë dhe ashtu ndodhi. Parma fitoi në transfertë 2-0 ndaj Spezia-s me golat e Ceravolo dhe Ciciretti ndërsa Frosinone nuk shkoi më shumë se një barazim me Foggia-n.
Me pikë të barabarta nga 72 secila mes Parmës dhe Frosinones është Parma që ngjitet në Serinë A për sezonin e ardhshëm duke iu bashkuar në këtë mënyrë Empolit. Parma falimentoi në vitin 2015-të duke shkuar në Serinë D por çdo vit siguroi ngjitje në kategori deri sa mbrëmë siguroi edhe ngjitjen në Serinë A pas tre vitesh.
Në sezonin e fundit famëkeq në Serinë A Parma falimentoi duke ndryshuar tre pronare në 90-të ditë mes tyre edhe biznesmeni shqiptar Rezart Taçi i cili e bleu klubin nga Tommaso Girardi duke e drejtuar për një kohë të shkurtër por më pas u tërhoq kur mësoi për borxhet e shumta.