Rezarta Shkurta do donte ta zhdukte këtë video! Ishte koha kur të ‘shkatërronte’ veshët me zërin e saj

Rezarta Shkurta është një nga këngëtaret më të përolura përsa i përket jetës së saj privatë. Edhe pse prej një periudhe të gjatë ajo i ka qëndruar larg skenës, dikur ëndrra më e madhe ishte muzika dhe i është dashur të përballet me një prej jurive më të famshme në Shqipëri. Kjo për shkak të përfshirjes së bashkëshortit të saj Ermal Hoxhës në trafik droge. Ajo është larguar prej kohësh nga muzika duke iu dedikuar biznesit të saj. Ndërkohë një video e publikuar na kthen pas në kohë, kur muzika ishte synimi i saj parësor.

Ishte koha kur Rezarta Shkurta merrte pjesë në ‘Ethet e së Premtes’ dhe stononte tmerrësisht.

Nga konkursi i talenteve të rinj nën drejtimin e moderatorit Adi Krastës dhe para jurisë të përfaqësuar nga Shpëtim Saraçi, Zerina Kuke, Zhani Ciko dhe  Elton Deda ja dolën të triunfonin shumë zëra që tashmë kanë sukses në skenën shqiptare.

Por një video e publikuar tregon se si dukej Rezarta Shkurta, këngëtarja që hoqi dorë nga muzika para disa vitesh. Zëri i saj ishte stonues aq sa detyroi anëtaren e jurisë, Zerinën ta ndërpriste. Dhe sigurisht nuk u pranua për të vazhduar garën.

Ndërsa për pamjen e jashtme ajo i qëndron shumë larg Rezartës që është sot.  Edhe pse Rezarta është larguar nga skena ka lënë disa tituj këngësh që të gjithë mund t’i kujtojnë si: ‘Budallaçkë e vogël’, ‘E dehur”, ‘Iki Larg’.

 

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën