Rezervuari i Thanës pa ujë, rrezikohet vaditja e Myzeqesë! Inxhinieri: HEC i banjës nuk po sjell kuotat e mjaftueshme

Të mbjellat e fermerëve të Myzeqesë rrezikojnë të mbesin pa vaditje për shkak të prurjeve të ulta në Rezervuarin e Thanës. Inxhinierët thonë se niveli i ujit është në pikë kritike, dhe nëse nuk merren masa brenda javës ndërpritet vaditja. Sipas tyre shkak për mungesën e ujit është HEC-i i Banjës pasi nuk po lëshon kuotat e ujit të parashikuara në kontratën koncesionare.

Mijëra hektarë tokë të zonës bujqësore më pjellore të vendit, rrezikohen nga mungesa e ujit për vaditje. Ujëmbledhësi i Thanës i cili shërben për të vaditur tokat në Lushnjë, Divjakë dhe Libofshë, ndodhet në pikën e tij më kritike për shkak të mungesës së prurjeve.

“Rezervuari i Thanës është në kuotën 28 metër kub, ku kuota maksimale është 31, ka një kapacitet prej 55 milionë metër kub uji kurse aktualisht jemi tek 20 milionë metër kub uji. Por në kuotën 27, nuk mund të vijohet më me vaditjet e të mbjellave të fermerëve”, shprehet inxhinieri bordit të kullimit në Lushnjë Ferdinand Dervishi.

Sipas inxhinierit të rezervuarit Ferdinand Dervishi, mungesa e ujit ka ardhur pasi hidrocentrali i Banjës nuk po lëshon sasinë e ujit të parashikuar në kontratë.

“Sipas kontratës koncesionare duhet të lëshojë për 3 muaj resht nga 98 metër kub në sekondë dhe aktualisht ata lëshojnë, deri në 6 orë me vetëm 50 metër kub në sekondë. Kjo ka shkaktuar rënien e nivelit, dhe rrezikimin e cilësisë së ujit në këto momente. Me këto nivele që jemi ne mund të kemi dhe 5-6 ditë mundësi për vaditje dhe pastaj hyn në zonën e rrezikshmërisë që nuk mund të vadisë asnjë fermer”, pohon Dervishi.

Këto kuota janë të rrezikshme thotë inxhinieri që i bën edhe një thirrje qeverisë.

“Qeveria të negociojë me koncesionarin për lëshimin e ujit sepse këto kuota kanë qenë në 20 shtator të 2021. Janë kuota minimale të rrezikshmërisë së lartë për të gjithë bujqit e Myzeqesë”, tha inxhinieri. 

Punonjësi me i vjetër i portave të Vlashukut, Pëllumb Ago thotë se HEC-i i Banjës duhet të kishte filluar furnizimin që në qershor.

“Ujë siç e shikoni nuk kemi, është një thatësirë e madhe dhe rrezikohet vaditja e Myzeqesë dhe presim të na vijë uji nga HEC-i i Banjës, dhe shpresojmë që të zbatohet kontrata që ka drejtoria jonë, Ministria e Bujqësisë dhe HEC-i i Banjës. Alarmi duhet të fillonte që nga 15 qershori për ne. Nga 15 qershori deri në fund të gushtit duhet të kemi prurje nga Banja. Të paktën të kemi 12 orë e lart, kuota uji që të kapim vaditjen e Myzeqesë.  Ky problem deri diku nuk ka ndodhur në vitet e kaluara, por sivjet kemi shumë thatësirë dhe s’ka reshje shiu”, pohon Ago.

Niveli i ulët i ujit që bie çdo ditë me 20 cm, përpos se mbulon më pak sipërfaqe për vaditje, nuk ruan as nivelin e përqindjes së kripës që po rritet, duke dhënë efekt negativ deri ne tharje te kulturave bujqësore që ujiten.

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 30/07/2022 18:56

    pasttroni kanalet ujitese,,mos rrini e beni lloqe ne kafe.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë