Rezoluta e PS-së për Metën/ Tritan Shehu: Si paralajmërim kinez dhe 'nul'

Rezoluta e PS-së për Metën/ Tritan Shehu: Si paralajmërim kinez dhe 'nul'

Ka ardhur reagimi i parë nga rradhët e Partisë Demokratike për sa i përket rezolutës së Partisë Socialiste mbi aktin e presidentit Ilir Meta për dekretimin e datës së zgjedhjeve.

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu në një postim në Facebook ka thënë se Projekt- Rezoluta e PS-së është si paralajmërimet e dikureshme kineze dhe nga ana ekzekutive është vetëm “nul”.

Komenti i plotë

Teksti i Projekt Rezolutes së PS për në Kuvend, është si paralajmërimet e dikureshme kineze, psh si ai 1225!!
Eshtë një dokument pa asnjë element ndëshkues, pa asnjë forcë ligjore detyruese për institucionet e administrimit të votës, për procesin e votimit, për organet e pushtetit qendror a lokal etj.
Dhe nuk mund të ishte ndryshe!
Eshtë një dokument, që nuk i hap dhe nuk mund t’i hapi rrugë asnje procesi votimi më 30 qershor, tashmë të pa mundur.
Pra është një dokument deklamativ dhe nga ana ekzekutive është vetëm “nul”.
Teatralitet e demostrim “muskujsh” i pa nevojshëm, humbje kohe kur tashmë kjo Rilindje duhet të kthehet në realitet e të punojë në frymën e Dekretit të Presidentit dhe të mesazhit mbarë popullor.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 11/06/2019 16:06

    Ate gishtin ti Tritan Preshi vere atje ku ta vune Lushnjaret,je nje hajdut e kryemashtrues ordiner,ke 30 vjet qe lepihesh mbas b..thes te Sali Kriminelit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen