Projekt- rezoluta e PS: Meta shkeli paanësinë politike, s'ka të drejtë të anulojë zgjedhjet (DOKUMENTI)

Partia Socialiste ka hartuar një projekt-rezolutë mbi aktin e presidentit Ilir Meta për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve, ku janë sjellë argumente se përse ky vendim është antikushtetues. Në këtë dokument 4 faqesh që Shqiptarja.com disponon, PS e ka cilësuar vendimin e Metës për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, si një akt të paprecedentë, që shkon përtej kompetencave që i gëzon kreut i Shtetit me Kushtetutë.

Me këtë projekt-rezolutë, PS "paralajmëron" presidentin Meta të reflektojë që të marrë vendime duke u bazuar mbi Kushtetutë dhe të mos kalojë mbi kompetencat që i jep ligji. Kjo projekt-rezolutë do të shërbejë për PS si një formë "testi" për të parë se sa do të ketë mbështetjen e deputetëve të Kuvendit, përfshirë ato të opozitës së re, në momentin kur do të votohet shkarkimi i presidentit. 

"Është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në kapërcim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë. Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës", shkruhet nga projekt-rezolutë.

Kjo projekt-rezolutë do të diskutohet ditën e enjte për më shumë se 5 orë në seancën parlamentare. Me shumë gjasa, pas kësaj projekt-rezolute, grupi i PS mund të paraqesë një kërkesë për të filluar një procedurat e shkarkimit të presidentit Meta.

Konstatimet e PS, të pasqyruara në projekt-rezolutë mbi vendimin e Metës
1. Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor nuk i njohin Presidentit të drejtën për të anuluar zgjedhjet;
2. Akti i Presidentit, në mënyrë të kundraligjshme, ka për qëllim ndërhyrjen në një proces zgjedhor tashmë të shpallur dhe të administruar sipas kritereve, kushteve dhe afateve të parashikuara në Kodin Zgjedhor, sic është procesi i nisur për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve të datë 30 Qershor 2019;
3. Ky akt tenton të ndërhyjë drejtpërdrejtë në një proces që tashmë është në kompetencë të organit administrues të tij dhe si i tillë duhet shqyrtuar dhe vlerësuar nga organet e administrimit zgjedhor të parashikuara në Kodin Zgjedhor;
4. Është detyrim i administratës zgjedhore, jo vetëm të garantojë ushtrimin e së drejtës së zgjedhjes sipas standardeve kushtetuese dhe ligjore nga shtetasit shqiptarë, por edhe ta mbrojë ushtrimin e kësaj të drejte nga çdo ndërhyrje e paligjshme e kryer apo që tentohet të kryhet, nga çdo person fizik apo juridik, duke mos lejuar cenimin e mbarëvajtjes së këtij procesi;
5. Bazuar në parimin e ligjshmërisë dhe përgjegjësisë si dhe diskrecionit të organeve administrative, sipas të cilëve asnjë organ nuk ka detyrimin dhe nuk mban përgjegjësi ligjore nëse nuk zbaton një urdhër, akt, apo çfarëdo vendimi absolutisht të pavlefshëm dhe që bie në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ligjin;
6. Ndërhyrjen e Presidentit të Republikës në këtë fazë të procesit zgjedhor si një mjet që ka cenuar rëndë barazinë e konkurrimit politik duke shkelur kështu paanësinë politike që Kushtetuta i ka veshur Presidentit të Republikës;
7. Mundësinë e aktivizimit të mekanizmave të kontrollit dhe hetimit parlamentar parashikuar nga neni 90, paragrafi 2 i Kushtetutës.

*Më poshtë dokumenti i plotë

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • carovodsi: 11/06/2019 14:12

    ky palo president do bente mire te vriste veten sic tha vet, se esht super maskara.

    Përgjigju
  • Bruno: 11/06/2019 13:06

    Ju keni fatin qe présidenti nuk eshte shume i zgjuar. Ai ka te drejt te ligjeshme te shparndaje parlementin se nuk ploteson numrin e parashikuar nga kushtetuta 140 anetare.

    Përgjigju
    • Arberi: 11/06/2019 15:00

      Ja ke futur kot plako. 140 duhet kur konstituohet parlamenti. Problemi i vetem eshte qe nuk e shkarkojne dot brenda dites ndyresiren.

  • Cubi: 11/06/2019 13:04

    Te shkarkohet me ceremoni shembullore e te hyje ne histori si presidenti me i felliqur i shqiperise.President militant i opzites.Pa piken e turpit vizitoi ne spital nje rrugac te pd dhe nuk shkoi te vizitoi policet e plagosur.Maskarad shqiptare.Agjenturat e antishqiptare te felliqur.

    Përgjigju
  • presidenti: 11/06/2019 12:27

    vertet qe zgjedhjet jane shtyre edhe me perpara poooor me dakortesine e te gjitha partive dhe duke vendosur nje date.por ky tipi mori nje vendim te njeanshem si bure i kokemadhit dhe pa date fare

    Përgjigju
  • Tyryryry: 11/06/2019 12:23

    Ju po e shkarkoni ndersa atij nuk i ben syri terc sepse ka mbrojtje nga Putini

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë