Rezoluta kundër ndërhyrjeve ruse në Shqipëri/ Moska ironizon SHBA-në dhe i kthehet PS-së: Analfabetë! S'keni prova!

Rezoluta  kundër ndërhyrjeve ruse në Shqipëri/ Moska ironizon SHBA-në dhe i kthehet PS-së: Analfabetë! S'keni prova!

Ambasada e Rusisë në Shqipëri

TIRANE-Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka reaguar pas nismës së shumicës qeverisëse për të depozituar në Kuvend një projekt-rezolutë sa i përket ndërhyrjes së huaj në proceset elektorale në Shqipëri me theks Moskën, pasi deputeti Ervin Bushati u shpreh sot për Report Tv se një lëvizje e tillë erdhi pas donacioneve ruse për PD-në. Por, selia diplomatike e Rusisë në Shqipëri thotë se për këtë nuk ka asnjë provë dhe se gjithçka po bëhet për të justifikuar “përleshjet” ekzistuese në politikën e brendshme. Në deklaratën shpërndarë në faqen zyrtare në Facebook, ambasada nuk kursen as deputetin socialist Ervin Bushati që është nismëtari i projekt-rezolutës, ndërkohë që ironizon ambasadën e SHBA-së në Tiranë.

"Koment i Ambasadës në lidhje me konferencën «US Policy in the Ëestern Balkans» dhe rritjen e histerikës antiruse. Jemi njohur me fjalimet e mbajtura nga folësit e konferencës «US Policy in the Ëestern Balkans», si edhe me planet e parlamentarëve shqiptarë për miratimin e rezolutës për “ndërhyrje të huaj”. Sa herë që jemi akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të Tiranës, ne kemi pritur me padurim të paktën edhe një provë për këtë. Por, miqtë tanë shqiptarë nuk kanë mundur të paraqesin as edhe një provë.

Është fatkeqësi që autoritet shqiptare trillojnë histori mitike për të justifikuar “përleshjet” ekzistuese në politikën e brendshme, nga të cilat ne qëndrojmë larg. Është për të ardhur keq që e gjitha kjo po ndodh dukshëm nën një marrëveshje të heshtur të Ambasadës së SHBA-ve (ah po, kjo nuk quhet ndërhyrje në punët e brendshme). Akoma më keq, pasi kemi dëgjuar argumentet e autorit të rezolutës, z. Ervin Bushati për një farë virusi, me anë të të cilit rusët mund të "infektojnë" gjithë kompjuterët në rajonin e Ballkanit, u bindëm për analfabetizmin kopjuterik të krijuesve të kësaj “vepre”. Me këmbëngulje u rekomadojmë të lexojnë librin “Siguria Ndërkombëtare e Informacionit” të sapobotuar në Rusi të një prej specialistëve më të mëdhenj të MPJ-së ruse në këtë fushë" thotë ambasada ruse në Tiranë.

Në rezolutë, të cilën Report Tv e publikoi sot (lexo ketu) nënvizohet se ndërhyrja ruse në Shqipëri është burimi kryesor i dezinformimit në Evropë dhe që është dyfishuar që nga janari 2019 (me 998 raste) në krahasim me 2018 (me 434 raste)”. Gjithashtu thuhet se ndërhyrjet e huaja në fushatë polarizojnë opinion dhe nxisin aktet e dhunës dhe të urrejtjes dhe se ka një trend për tentativa për të ndikuar në vendimmarrjen në Shqipëri. Një pjesë e përgjegjësisë, sipas kësaj rezolute i atribuohet dhe institucioneve që duhet të hartojnë masa për kontrollin e financimeve, specifikisht KQZ e cila duhet  të adresojë transparencë për auditimin e partive, thuhet mes të tjerave në projektrezolutën për financimet e huaja në fushatat elektorale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 30/10/2019 21:58

    Pse se fusin ne burg Lulin dhe mos harroni kryetarin e bashkise ne Meksike si e terhoqen zvarre nga zyra per premtimet e pambajtura prandaj kur te votoni te shkoni me mend ne koke

    Përgjigju
  • Hackeri: 30/10/2019 21:01

    Politikanit, specialistit futbollit dhe heroit punes socialiste Ervin Bushati is shtohet nje titull tjeter: Hacker.

    Përgjigju
  • Arbëri: 30/10/2019 20:45

    Mos pyt budallan se të tregon vet, po të jeni të virgjër pse mbroheni o rus...? Analfabetizmi është i klok-llojshëm, por shqiptarët e kan kaluar këtë faz! Vazhdoni ju me salen lululushin liken e të tjerë, nuk so is arrini më as ju e as dora e zgjatur (pd lsi) e juaj...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja