Mazhoranca rezolutë për financimet e huaja, Bushati: E rrezikshme ndërhyrja ruse

Ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale ka nxitur mazhorancën për të hartuar një projekt rezolutë për të parandaluar rastet e financimeve të huaja në skenën politike dhe për të reduktuar keqinformimin publik.  Kjo rezolutë tashmë është dërguar në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas deputetit të PS, Ervin Bushati, kjo rezolutë do të garantojë një proces zgjedhor të rregullt dhe do ndërpresë cdo fond të pajustifikuar për mediat dhe partitë.  “Për të parparirë, për të garantuar një proces sa më të pastër  zgjedhor, në funksiion të publikut, për të ndërprerë cdo fond të pajustifikuar në financim të mediave dhe partive, ne menduam të merrnim disa masa. Është detyra jonë për ti paraprirë këtyre mënyrave se si mund të ndikohet në demokraci, në politikë, në informimin publik” tha Bushati.

Financimi i disa donatorëve rusë dhe firmave fantazmë në partitë politike shqiptare, sipas Bushatit, ka sjellë nevojën e hartimit të kësaj rezolute.  “Kemi një investigim dhe cështje të hapur në prokurori për financimin e disa donatorëve të firmave fantazmë që cojë deri te disa oligarkë rus me PD dhe është akoma për tu provuar. Ka raste kur portale në Shqipëri mund të jenë të financuara nga burime të dyshimta”.

Mazhoranca sheh me shqetësim ndikimin rus në Shqipëri dhe financimet  nga firmat fantazmë në politikën shqiptare, shoqata dhe media, duke përmendur dhe rastin specifik, atë të Partisë Demokratike. “Në mënyrë të përsëritur kam ngritur shqetësimin se financimet ruse në politikën shqiptare përbëjnë rrezik për demokracinë shqiptare. Ne kemi indicie dhe fakte që janë në prokurori, që kanë ndërhyrë në mënyrë të pandërgjegjshme nuk e di, se Basha ndoshta nuk e ka ditur që financojnë rusët, ndoshta nuk e ka ditur se Basha nuk di shumë gjëra, ashtu i përgjumur si është, ndoshta dhe i ka shpëtuar” tha Bushati. Në rezolutë nënvizohet se ndërhyrja ruse në Shqipëri është burimi kryesor i dezinformimit në Evropë dhe që është dyfishuar që nga janari 2019 (me 998 raste) në krahasim me 2018 (me 434 raste)”.

Gjithashtu thuhet se ndërhyrjet e huaja në fushatë polarizojnë opinion dhe nxisin aktet e dhunës dhe të urrejtjes dhe se ka një trend për tentativa për të ndikuar në vendimmarrjen në Shqipëri. Një pjesë e përgjegjësisë, sipas kësaj rezolute i atribuohet dhe institucioneve që duhet të hartojnë masa për kontrollin e financimeve, specifikisht KQZ e cila duhet  të adresojë transparencë për auditimin e partive, thuhet mes të tjerave në projektrezolutën për financimet e huaja në fushatat elektorale.

(Kliko këtu për të lexuar projekt rezolutën për ndërhyrjet e huaja në proçeset elektorale)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun