TIRANE - Ministria e Arsimit ka shpallur rezultatet e provimeve te vjeshtës për të gjithë ata maturantë të cilët rezultuan mbetës në fazën e parë. MAS ka bërë publike rezultatet e provimit të gjuhë letërsisë dhe matematikës. Ajo që vihet re në këto rezultate është se sërish ka maturantë të cilët nuk kanë arritur të sigurojnë një notë kaluese, çka i penalizon ata për të konkurruar në universitet. Ndërkohë edhe ata maturantë të cilët rezultojnë kalues, rezultatet dominuese të listës janë notat 5 dhe 6. Por, pavarësisht këtyre rezultateve, këtyre maturantëve u jepet e drejta për të kandiduar në universitete pas publikimit të formularit A3.
Ky formular do të hyjë në lojë pas shpalljes së kuotave bosh nga fakultetet. "Ka një A3 në të cilën të gjithë ata që nuk mundën të fitonin me aplikimin A2, por dhe nxënës të tjerë që dhanë provimet e sesionit të vjeshtës, do të kenë mundësi që të aplikojnë, me pikët që kanë grumbulluar, nëse rezultojnë fitues do të vazhdojnë studimet e mëtejshme", thotë drejtoresha e AKP-së, Rozana Vrapi. Por në raundin e dytë, pra gjatë plotësimit të A3 të rinjtë do të konkurrojnë për kuota që ndoshta nuk kanë qenë në preferencat e tyre.
Ndaj për të siguruar një vend në këto degë, kandidatët duhet ti referohen tabelës së fituesve të fundit e cila gjatë këtij viti ka pësuar një sërë ndryshimesh, duke rritur kufirin e pranimit në shumë degë të cilat vite më parë nuk kanë qenë të preferuara. Kjo do të thotë se maturantët, me daljen e rezultateve të të gjitha provimeve ku kanë rezultuar mbetës duhet të bëjnë përllogaritjet e pikëve, më pas të bëjnë konsultimet me tabelën e fituesit të fundit për të parë mundësinë e regjistrimit në degët, ku kanë pikët e përafërta.
Në bazë të kësaj tabele, nëse fituesi i fundit për shembull në degën e Psikologjisë në Universitetin e Tiranës, rezulton me 5,301.92 pikë, dhe në formularin A3 do të ketë kuota bosh, kandidatët që preferojnë të konkurrojnë për këtë degë duhet të kenë më shumë se 5301 pikë të grumbulluara nga procesi i maturës. Këtë vit është rritur edhe pragu i të rinjve që janë shpallur fitues në një degë të caktuar, mesatarisht me 200 pikë më shumë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 Tetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com