Një 31-vjeçar nga Tepelena ëshë ekstraduar nga Viena. Ai është R.K., dhe rezulton i dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Sarandës për kultivim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Në shtator të vitit 2016, policia zbuloi një parcelë me kanabis në pronësi të tij. Në këtë parcelë u gjetën dy kapsolla dhe një armë zjarri me 14 fishekë.
Sipas policisë arrestimi i tij erdhi pas bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Vienna, duke sjellë edhe ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Komento