Riaktivizohen Charterat, 40 fluturime në javën e parë të qershorit! Kreu i Unionit Turistik: Turizmi kulturor, më i godituri

TIRANË- Sezoni turistik do të filloj zyrtarisht në qershor, pasi janë më shumë se 40 fluturimeve me charter të konfirmuara. Kryetari i Unionit Turistik shqiptar Rrahman Kasa shprehet se rikonfirmimi i kontratave të pezulluar në 2020, japin shpresë për suksesin e sezonit.

“Ajo që na ka dhënë më shumë shpresë është rikonfirmimi i kontratave që kishin mbetur të pezulluara për shkak të situatës dhe qytetarët kanë nisur të rezervojnë për shkak të relaksimit të kësaj situate. Në javën e parë të qershorit fillon kapaciteti i plotë i fluturimeve dhe janë vetëm nga Polonia 20 avionë charter në javë, që janë konfirmuar. Po ashtu kemi 3 fluturime nga republika Çeke, kemi nga Bjellorusia, Ukraina por edhe nga Rusia dhe ato mund të shkojnë në 20 fluturime në javë. Nuk mund të flasim për pranverën pasi ajo është zero, por për sezonin”, pohon për Report TV Rrahman Kasa.

Përpos situatës së favorshme aktualisht, Kasa thotë për Report TV se as këtë vit nuk do të kthehemi në shifra e vitit 2019.

“Nuk kthehemi në numrat e 2019, por nuk jemi si në vitin 2020, i cili për fatin e madh që kishim turistë nga Kosova që i dha një lloj amortizimi situatës së rëndë”, tha Kasa.

Turizmi kulturor është më i godituri nga pandemia COVID-19, dhe të gjitha gjasat janë për një përmirësim në vjeshtën e 2021.

“Shpresojmë që edhe vjeshta të rritet dhe të fillojnë turet kulturore të cilat janë stopua komplet, dhe asnjëra nga kompanitë që merret me këto ture ka bërë zero biznes pasi nuk ka pasur”, pohon kreu i unionit.

Pavarësisht se strukturat hoteliere dhe operatorët janë gati për të pritur turistë, Kasa thotë se një nga vështirësitë e këtij viti do të jetë mungesa e stafit të kualifikuar që është larguar nga puna.

“70% e subjekteve që aktualisht nuk punojnë që kanë mbyllur dyert e tyre ose që qëndron në zyrë vetëm pronari, kanë larguar stafin dhe kjo është vështirësi me të cilën do të përballemi gjatë sezonit pasi do të mungojë stafi i kualifikuar, i cili është larguar nga sektori për shkak të mungesës së likuiditetit, kështu që një ndihmë ekonomike do të ishte e nevojshme, do ishte oksigjen për sektorin e turizmit pasi do ti ndihmonte bizneset të rikthenin punonjësit dhe të hapnin dyert e biznesit. Duhet një gant që do i ndihmojë të hapin dyert e biznesit”, tha Kasa.

Në 3 muajt e parë të vitit numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në vend ka qenë më i lartë se në 2020 por totali i netëve të qëndrimit në hotele u ul me 7% krahasuar me Janar-Marsin e vitit që shkoi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë