Mesfushori francez i Bayern Munich, Franck Ribéry, eshte shprehur se eshte ne "forme" per t'u rikthyer ne fushen e lojes te shtunen ne Bundesliga, bejne te ditur burime nga klubi i tij.

"Une ndihem mire dhe do te kthehem te shtunen ne fushe", konfirmoi lojtari, i cili nuk ka luajtur ne ndeshje zyrtare me klubin bavarez qe nga nisja e sezonit.

Pasi nuk mori pjese ne Kupen e botes pas demtimit ne shpine, nr.7 i kampioneve te Gjermanise ka patur probleme edhe me nje gju qe nga mesi i veres. /ATSH/