TIRANE- Kur ishte paralajmëruar se do të largoheshin rreth 700 mjekë dhe farmacistë, të cilët nuk kishin plotësuar kreditet, autoritetet e shëndetësisë kanë bërë një hap mbrapa. Qëndra Kombëtare për Edukimin në Vazhdim ka vendosur se mjekët dhe farmacistët pa kredite dhe ata që nuk kanë plotësuar numrin e kërkuar, nuk do tu rrezikohet vendi i punës por vetëm do të kalojnë në provim ricertifikimi.

Burime të gazetës pranë QKEV, thanë dje se ky vendim është marrë për të mos penalizuar asnjë profesionistë të shëndetësisë.