“Që prej vitit 2006 vendet e Bashkimit Evropian e kanë detyrim ligjor të bëjnë riciklimin e gomave të përdorura. Hedhja apo djegia e tyre nuk ka ndodhur ndonjëherë por edhe depozitimi i tyre përbën rrezik. Në vendet e BE-së një person në momentin e blerjes së një gome paguan një taksë e cila përdoret më pas për riciklimin e tyre. Ndërkohë në vende të tjera kompanitë që merren me tregtimin e gomave, duhet të depozitojnë në fund të vitit sasinë që kanë shitur në fillim të tij” pohon Giovani Corbeta, specialist italian i riciklimit të gomave .
Sipas tij, gomat e ricikluara mund të përdoren në 13 mënyra si në asfalt, energji elektrike, prodhimi i shollës së këpucëve etj. Përballë kësaj situate autoritetet e Ministrisë së Mjedisit premtojnë se janë duke bashkëpunuar me bizneset vendase që do të ofrojnë shërbimin e riciklimit të gomave pas përdorimit të tyre. “Ka patur edhe një interes nga biznesi shqiptarë, të cilët kanë mbështetje të plotë nga Ministria e Mjedisit" u shpreh Redi Baduni, drejtor i mjedisit. Aktualisht në vend ekzistojnë rreth 86 subjekte që merren me mbledhjen apo riciklimin e mbetjeve urbane dhe industriale.
Shkrimi u publikua sot (11.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
