Rienergjizimi i partisë/ PS mbledh nesër asamblenë e katërt brenda vitit! Vendoset data e kongresit

Rienergjizimi i partisë/ PS mbledh nesër asamblenë e katërt brenda vitit! Vendoset data e kongresit

Edi Rama në asamblenë e PS

Për të katërtën herë brenda këtij viti socialistët do të mbajnë asamblenë kombëtare me fokus tek riorganizimi i brendshëm dhe energjizimi i partisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Mbledhja e cila do të zhvillohet online do të nisë pasditen e 11 qershorit në orën 17:00 me fjalën e kryesocialistit Edi Rama, i cili pritet t’u lërë porositë e tij anëtarëve të asamblesë kur ndajnë më pak se 1 vit nga zgjedhjet e 2025-ës.

Në tre mbledhjet e kaluara, të zhvilluara në muajin shkurt dhe mars, Rama ka kërkuar më shumë angazhim në terren nga anëtarët e asamblesë dhe rritje të aktivitetit të tyre në rrjetet sociale. Pas tij, fjalën pritet ta marrë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi, i cili do të raportojë për ecurinë e procesit të zgjedhjeve të përgjithshme brenda partisë.

Gjatë punimeve të asamblesë do të miratohet edhe projektvendimi për thirrjen e Kongresit të Partisë Socialiste i cili është edhe organi më i lartë vendimmarrës i kësaj force politike, i cili pritet të mblidhet gjatë muajit korrik. Në punimet e kongresit të ardhshëm do të zgjidhet asambleja e re e partisë socialiste, për të përfunduar kështu procesin zgjedhor brenda kësaj force politike. Asambleja miraton gjithashtu kandidatët për anëtarë të Asamblesë Kombëtare të re që do të zgjidhet nga Kongresi si edhe për anëtarë të Komisionit të Garancive Statutore e Etikës së PS-së.

Një ditë më pas, në 12 qershor socialistët do të festojnë në selinë rozë 33-vjetorin e krijimit të partisë socialiste, festë e cila është kthyer në traditën e përvitshme të socialistëve. 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?