TIRANË- Partia Socialiste mbledh për herë të katërt brenda këtij viti Asamblenë Kombëtare. Takimi i radhës mbahet nesër online në orën 17:00, në funksion të procesit të rienergjizimit.
Mbledhja do të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama. Do të pasojë me fjalën e sekretarit të Përgjithshëm, Blendi Klosi i cili do të sjellë një panoramë të procesit të zgjedhjeve brenda PS.
Kjo është Asambleja e katërt që do të mbahet brenda këtij viti, në funksion të riorganizimit dhe energjizimit të Partisë Socialiste.

Në mbledhje pritet të miratohet edhe pr/vendimi për thirrjen e Kongresit të PS, organi më i lartë vendimmarrës në parti që pritet të mblidhet në korrik, ku do të zgjidhen edhe anëtarët e Asamblesë së re.
Komente

