Rifillimi i futbollit/ Bundesliga e Premier janë gati, ja situata në Europë

Situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit ka prishur planet e futbollit në ligat më të rëndësishme evropiane. Federatat, ligat së bashku me mjekët dhe politikën në çdo vend po punojnë për të rifilluar futbolli. Nëse Seria A pritet të rikthehet në mesin e qershorit Bundesliga dhe Premier League janë më optimiste dhe janë gati të rifillojnë.

Për Bundesligën një vendim do të merret më 6 maj kur është përcaktuar edhe vendimi i qeverisë. Mbetet ideja për të rifilluar kampionatin më 16 ose 23 maj patjetër pa tifozë dhe me maksimumi 300 persona në stadium ndërsa skuadrat kanë filluar të stërviten.Në Gjermani kanë mbetur për tu luajtur edhe 9 ndeshje.

Në Premier League pjesa më e madhe e skuadrave duan të rifillojnë në mesin e qershorit kampionatin me stërvitjet që pritet të fillojnë më 18 maj. Pritshmëria është që të përfundojnë 9 ndeshjet e mbetura javën e parë të gushtit. Por lojtarët kanë frikë të rikthehen në fushë.

Në Spanjë stërvitjet individuale ose në grupe të vogla do rinisin mes 8 dhe 11 majit dhe ndeshjet mund të rikthehen javën e treë të qershorit. Federata në Spanjë ka deklaruar se nëse do të mbyllet kampionati i vlefshëm do jetë klasifikimi aktual. Në Portugali kampionati do rikthehet më 30 maj ndërsa në Francë, Holandë,Belgjikë e Skoci sezoni është mbyllur para kohe./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!