Rihanna duket se ka vendosur që t’i mbyllë pushimet e saj me aventura të rrezikshme.

Ajo ndodhet në Francë bashkë me një miken e saj dhe kanë shijuar së bashku një shëtitje me motor nëpër qytet.

Rihanna ka veshur një kostum kominoshe shumëngjyrësh dhe ka kompletuar look-un me shumë bizhu dhe buzëkuq në ngjyrë të kuq.

rihanna

Ndërsa, në dorë këngëtarja mban një qese me barëra jeshile e cila mendohet të jetë substancë dyshuese.

Dy mikeshat kanë konsumuar mbi motor shishe me birrë deri sa janë ndalur në një zonë pyjore në periferi të Calvi me qesen me barëra jeshile.

Sipas Daily Mail, fytyra dhe situata e Rihannës në këtë rast tregon që ajo mund të jetë një konsumuese droge.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)