Në një kolazh të publikuar në rrjete sociale, këngëtarja shqiptare ka theksuar se ajo ka qenë e para që i ka veshur fustanet, që më pas janë ‘imituar’ nga këngëtaret e tjera. Megjithatë nuk bëjmë aspak habi, derisa Bleona pretendon të çajë tregun botëror të muzikës, normalisht që për veshjet e saj do të mbështetet tek shtëpitë e mëdha të modës, ku ‘rastësisht’ drejtohen edhe shumë emra të tjerë të njohur.
Megjithatë ne gëzohemi që zbulimi i këtij fakti pati një impakt shumë pozitiv tek Bleona dhe do ta shtyjë të vazhdojë e ‘të mos heqë dorë kurrë’.
“Makineria e një femre të vetme kundër kompanive më të mëdha të marketingut në muzikë! Nuk mund të isha më krenare për stilin dhe staminën time! Ju e dini që nuk do të ndaloj kurrë. Imitimi është forma më e sinqertë e lajkave.”
“Të jesh një artiste e pavarur po kthehet në trend. E di që po e bën në mënyrën e duhur kur personazhe të tjerë që vendosin standarde, të ndjekin!”
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)