Rihanna, Gaga, JLo dhe Britney
TË GJITHË kopjojnë Bleonën tonë

Rihanna, Gaga, JLo dhe Britney<br />TË GJITHË kopjojnë Bleonën tonë
Bleona Qereti është gdhirë më pozitive dhe entuziaste se kurrë mëngjesin e sotëm, pasi ka vënë re një ngjashmëri mes veshjeve të saj dhe emrave të mëdhenj të muzikës në botë siç është Rihanna, Lady Gaga, Jennifer Lopez apo Britney Spears.

Në një kolazh të publikuar në rrjete sociale, këngëtarja shqiptare ka theksuar se ajo ka qenë e para që i ka veshur fustanet, që më pas janë ‘imituar’ nga këngëtaret e tjera. Megjithatë nuk bëjmë aspak habi, derisa Bleona pretendon të çajë tregun botëror të muzikës, normalisht që për veshjet e saj do të mbështetet tek shtëpitë e mëdha të modës, ku ‘rastësisht’ drejtohen edhe shumë emra të tjerë të njohur.

Megjithatë ne gëzohemi që zbulimi i këtij fakti pati një impakt shumë pozitiv tek Bleona dhe do ta shtyjë të vazhdojë e ‘të mos heqë dorë kurrë’.

“Makineria e një femre të vetme kundër kompanive më të mëdha të marketingut në muzikë! Nuk mund të isha më krenare për stilin dhe staminën time! Ju e dini që nuk do të ndaloj kurrë. Imitimi është forma më e sinqertë e lajkave.” 

“Të jesh një artiste e pavarur po kthehet në trend. E di që po e bën në mënyrën e duhur kur personazhe të tjerë që vendosin standarde, të ndjekin!”

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

96/2
  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk mori pjesë në një bisedë telefonike mes presidentit Zelensky dhe Donald Trump

Elon Musk mori pjesë në një bisedë telefonike mes presidentit Zelensky dhe Donald Trump