Rihanna ka sy vetëm
për Leonardo DiCaprion? 

Rihanna ka sy vetëm<br />për Leonardo DiCaprion? 
Rihanna ka qenë e pranishme në audiencën e showt që ka marrë përsipër ylli i muzikës Jay-Z, 2015 Throne Boxing Fight Night në New York.

Bukuroshja nga Bajan ka bërë që vëmendja të jetë mbi të dhe jo mbi mentorin e saj që e bëri yll në muzikë në fillimet e saj.

Rihanna është veshur “dyfish” me xhins, ku shihet me xhinse “boyfriend” dhe xhaketë xhins.

rihanna

Ajo i ka dhënë ngjyrë “pamjes” së saj duke aplikuar një buzëkuq të ndezur.

Ndërkohë raportohet që Rihanna mund të jetë në një lidhje tepër sekrete me aktorin Hollywoodian Leonardo DiCaprio.

Dyshimet lindën që në festat e fundvitit dhe bashkë mund të kenë konsumuar pushime në St. Barthes.

Një burim ka deklaruar për Dish Nation që ajo e adhuron Leonardon.

Të dy janë “single” pas ndarjes së Leos me të dashurën Toni Garrn.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois