Albumi i shumëpritur i Rihannës i titulluar Anti është publikuar online, shumë më parë se çfarë ishte parashikuar.
 
Albumi i tetë i këngëtares 27 vjeçare, është i përbërë nga 13 këngë dhe është i dosponueshëm për t’u blerë, ose për t’u dëgjuar në faqen Tidal.( http://tidal.com/al )
 
Nga lista e 13 këngëve të bie në sy kënga “Ëork”, bashkëpunimi i RiRi me reperin Drake.
 
Ky është album i shumëpritur nga fansat e këngëtares nga Barbados, vjen pas atij të vitit 2012.
 
Vetë këngëtarja ka investuar shumë kohë dhe energji për realizimin e këtij albumi, duke refuzuara edhe evente të rëndësishme.



Redaksia online
( b.h/SHqiptarja.com )