Rihanna dhe Christina Aguilera janë fotografuar në një darkë romantike me qirinj dhe verë të kuqe në një restorant Italian.

Dy këngëtaret janë fotografuar ditën e djeshme në restorant të shoqëruara edhe nga i fejuari i Christinës Matthew Rutler.

Christina ka vetëm 1 muaj e gjysëm që ka sjellë në jetë vajzën e saj Summer Rain dhe duket tepër në formë gjatë kësaj shkëputjeje si mama e përkushtuar.

rihanna

Christina shihet me stil elegant duke e kompletuar veshjen edhe me një kapele në ngjyrë krem, ndërsa Rihanna shihet “casual” në ngjyrë të zezë.

Christina ka edhe një djalë, Max me bashkëshortin e saj të parë.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)