Rihapet gara për ndërtimin e tunelit të Llogarasë

TIRANË- Ministria e Infrastrukturës ka rihapur garën ndërkombëtare për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Sipas njoftimit të ministrisë të gjitha kompanitë e interesuara kanë afat deri më 28 korrik për të paraqitur ofertat e tyre. Më pas të gjitha ofertat do të verifikohen dhe analizohen nga komisioni i vlerësimit të ofertave që do të shpallë edhe ofertën ekonomike më të favorshme.

Fondi limit për këtë investim strategjik që do shkurtojë distancën mes qyteteve në jug, dhe do të ketë ndikim në turizëm është 18.9 miliardë lekë, dhe do të financohet nga buxheti i shtetit.

Pas nënshkrimit të kontratës kompania fituese ka afat 37 muaj që të përfundojë tunelin, i cili do të jetë i gjatë 5.9 kilometra dhe do të përshkohet nga qytetarët për rreth 7 minuta duke bërë të mundur shkurtimin e kohës që duhet aktualisht për të kaluar nga qafa e Llogaras. Po ashtu kjo vepër do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra. Tuneli i Llogarasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës.

Gara e parë e hapur në dhjetor të vitit të kaluar u anulua në mars të këtij viti, pasi sipas ministrisë 5 kompanitë që ishin në garë u s’kualifikuan pasi nuk plotësonin kriteret ligjore dhe teknike.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbrojtja e Putinit mund të mos mjaftojë! Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Mbrojtja e Putinit mund të mos mjaftojë! Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare