TIRANE - "Hakmarrja për drejtësi” pas dy dekadave mbetet ende një proces gjyqësor pa vendim përfundimtar.

Pas ankimimit nga në Gjykatën Kushtetuese të Orik Shytit, një prej të dënuarve me burg përjetë por që ende ndodhet në arrati, u rihap sërish këtë të mërkurë në Gjykatën e Lartë, aty ku kolegji penal vendosi ta shtyjë për në shkurt për mos formim të trupës gjyqësore.

Pas dënimit me burg përjetë nga Shkalla e Parë për Krimet e Rënda, kushtetuesja 5 vite më parë vendosi prishjen e këtij dënimi dhe rikthimin sërish në Gjykatë të Lartë.

Vëllezërit Orik dhe Laert Shyti, të tre të dënuar përjetë, kërkojnë nga drejtësia përsëritjen e gjykimit ndaj tyre, pasi ata pretendojnë për një proces politik në shkelje të të drejtave të njeriut për të cilin tashmë kanë fituar dhe azil politik.
Të dënuarit në procesin “hakmarrja për drejtësi” akuzohen për vrasjen e Genci Sinën, shoferit të ish-kryeprokurorit Theodhori Sollakut, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2003.

Vëllezërit Shyti dhe miku i tyre Altin Arapi, të dënuar në mungesë, janë ndër shqiptarët më të kërkuar.

vendi gjykates

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)