JUMBO, një nga markat më të dashura për familjarët shqiptarë dhe jo vetëm, rikthehet nesër, më 3 Nëntor, në Qendrën Tregtare Univers (QTU), më e madhe dhe me më shumë larmi zgjedhjeje.
Dyqani i ri do të jetë i vendosur në katin e 2-të të Qendrës Tregtare, që i është nënshtruar një rinovimi të gjerë dhe modern, për t’iu përshtatur më mirë nevojave të konsumatorit.
Që nga dita e nesërme, duke nisur nga ora 09.00, të gjithë klientët që do të paraqiten në dyert e JUMBO-s do t’i presë një surprizë mjaft e këndshme.
Në fakt, nga kompania, është menduar që blerësit të shpërblehen me rastin e këtij rikthimi të rëndësishëm për markën, që përveç Shqipërisë, ka dyqane edhe në Kosovë, Bosnje Hercegovinë dhe në Malin e Zi.
Të gjithë ata që do të blejnë nesër një produkt në Jumbo, do të marrin një kupon, falë të cilit do të mund të blejnë produkte me 30% ulje në QTU në të gjitha produktet e markave: Mango, Okaidi, Parfois, Carpisa, Cortefiel, Prenatal, Women Secret, Springfield, Geox, Goldenpoint.
Po nesër, Jumbo çel edhe dyqanin e saj më të ri në Kosovë, përkatësisht në qytetin e Mitrovicës, duke e çuar në plot gjashtë numrin e dyqaneve në shtetin fqinjë.
Jumbo është pjesë e grupit Balfin, grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare QTU, TEG dhe SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Neptun, Spar, etj.