Rihapet kolaudimi dhe arkat e taksave të makinave, por duhet të paraqiteni me maska e doreza

TIRANE-Qendrat e kontrollit teknik të automjeteve rifillojnë punë ditën e martë, datë 14 prill 2020, fillimisht me shërbimin për mjetet e transportit dhe shpërndarjes së mallrave e furnizimeve, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor.

Gjithashtu, rinis funksionimi edhe i arkave të pagesës së taksave vjetore dhe tarifave të patentave, që ishte bllokuar që prej më shumë se një muaji.

Aktualisht, makinat lejohet të qarkullojnë edhe pse mund t’u ketë kaluar afati i pagesës së taksës së përvitshme dhe ai i kolaudimit. I vetmi dokument që nuk është pezulluar është siguracioni, i cili mund të blihet edhe online. Por tani situata edhe në këtë drejtim po shkon drejt normalizimit.

Autoritetet sqarojnë se për çdo makinë duhet të rezervohet kontrolli në qendrën që i përket zonës së tij të regjistrimit, ku kërkohet të plotësohet detyrimisht në fushën e emrit ose mbiemrit edhe numri serial i pullës së taksës vjetore të paguar (përbëhet nga 2 shkronja e 6 shifra).

Drejtuesit e mjeteve të paraqiten me maskë fytyre e doreza dhe të kenë në kabinë solucion dizinfektant për sipërfaqet e brendshme të kabinës. Xhamat anësore të lihen gjysmë ose plotësisht të ulur.

Ndërkohë, kush kërkon të rinovojë lejen e drejtimit të makinës apo të paguajë taksat vjetore nga nesër mund të drejtohet në sportelet e drejtorive rajonale të shërbimit të transport. Edhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit njoftoi se nga 14 prilli rifillon të gjitha shërbimet në sportel në oraret 08:00-16:00 nga dita e hënë në të premte.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Visi: 13/04/2020 21:01

    Skan njerrzit buk per te ngren ore jo ti paguajne taksat e makines

    Përgjigju
  • John: 13/04/2020 16:29

    Ky slejon te levizesh ne kembe por per Te marr leket hap zyrat per taksa

    Përgjigju
  • Andi Progonati: 13/04/2020 16:17

    Ku ti gjejme maskat???????? Ay i kallamoqi i gjate thote qe "Nuk ka ç'i do populli maskat?"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5