Rikja nga motorrat
në Itali në Big Brothe

Rikja nga motorrat <br />në Itali në Big Brothe
Ajo është ndër vajzat më simpatike të futura brenda shtëpisë së Big Brother Albania 6. Madje prezenca e saj në një reality shoë bëri që vajzat konkurrente, ndër më të fortat dhe më simpatiket, Joana dhe Elena të ndienin xhelozi për banoren më të re. Vajza elegante me linja të rregullta mësohet se është nga Durrësi dhe prej shumë vitesh jeton në Milano ku dhe punon si modele. Quhet Rike Roci. Miqtë e saj të shumtë që jetojnë në Milano kanë hapur mjaft faqe në emrin e saj duke e menaxhuar dhe duke kërkuar votë për banoren më të re të spektaklit.



Mësohet se Rike ishte ftuar që të merrte pjesë edhe në edicionin e kaluar të Big Brother, por nga punët e shumta që kishte pasur, ajo e kishte refuzuar që në momentin e parë. Ndërkohë në këtë edicion nuk kishte se si të mungonte. Ajo u bë pjesë e një spektakli të tillë javën e shkuar, ku u pa vajza super seksi dhe tepër joshëse që në momentin e parë. Mësohet se Rikja jeton në Itali së bashku me nënën, vëllain dhe motrën e saj. Ajo atje punon si modele edhe pse në opinionin shqiptarë nuk është dhe aq e njohur për shkak se angazhimet si modele i ka fokusuar për momentin vetëm atje. Së bashku me lajmin ne ju zbulojmë edhe imazhe të nxehta të modeles së njohur së bashku me të dashurin e saj, italianin Luca Binatti, foto të cilat gjenden sin ë rrjetin social të tij ashtu dhe të saj.



Dyshimi i banorëve

Banorët vazhdojnë me provokimet ndaj Edberit dhe Rikes ku mendojnë se ato janë të dashur. Edberi dhe Rikja, duket se po e vazhdojnë lojën e banorëve dhe nuk prononcohen fare për atë pjesë. Anaidi i këndon atyre të dyve këngë dasme. Ai bën llogaritë se Edberi i ka thënë që e dashura e tij është 24 vjeç dhe shumë gjëra po i përputhen. Banorët janë të sigurtë që ata të dy janë çift. Ndërsa Elona tanimë nuk duket aq e sigurtë sa më parë. Ajo thotë se ka shumë gjëra që mund të tregojnë që ata të dy janë çift, por ka edhe gjëra që tregojnë të kundërtën. I vetmi banor që thotë me siguri të plotë që Edberi me Riken nuk kanë asnjë lidhje bashkë, është Iliri. Ai jep opinionin e tij të prerë që ata të dy nuk janë çift.



Rikja deklaron se ka prezantuar Shqipërisë në “Miss motors 2010”

Vajza e cila jeton prej 16 vjetësh në Itali ka zgjuar menjëherë kureshtjen e banorëve të tjerë, të cilët kanë filluar ta pyesin për jetën e saj. Nga ana e saj ajo nuk ka ngurruar të flaës për veten, ku është shprehur se nuk ka asgjë që e lidh me Shqipërinë pasi jeton prej 16 vjetësh në Itali. Vajza bukuroshe ka treguar për profesionin e saj si modele. “E kam përfaqësuar Shqipërinë në një kompeticion bukurie internacional, ku unë isha e vetmja shqiptare, ”ka thënë ajo. Një nga banoret e cila ushtron të njëjtin profesion si Rikja, njëkohësisht dhe banorja më e re brenda shtëpisë, Elena, e ka pyetur atë se përse ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ndërkohë që Rikja mjaft e vendosur ka thënë se e shikon thjesht si një eksperiencë, e cila i pëlqente ta provonte, por jo si një mundësi për tu afirmuar si modele në tregun shqiptar. Këtu kam ardhur thjesht për qejf, për një eksperiencë të re”, ka theksuar Rikja.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen