Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Kukës, ndërsa bën me dije se punimet po shkojnë drejt përfundimit.
Sipas Ramës, investimi i realizuar nga Ministria e Arsimit dhe Bashkia Kukës do t’u ofrojë 840 nxënësve dhe mësuesve kushte të reja mësimi, me klasa moderne, laboratorë, bibliotekë dhe terrene sportive. Kreu i qeverisë shton se gjatë këtij viti janë planifikuar të rikonstruktohen 42 shkolla në të gjithë vendin, sipas standardeve bashkëkohore.
"Drejt përfundimit rilindja e shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Kukës. Me këtë investim të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Kukës, shkolla e re do të garantojë kushte dinjitoze për 840 nxënës dhe mësues, me klasa të reja, laboratorë modernë, bibliotekë dhe terrene sportive. 42 shkolla në të gjithë vendin do të rikonstruktohen me standarde bashkëkohore brenda këtij viti" shkroi Rama në rrjete sociale.
Komente







