Rikonstruktimi i shkollës '28 Nëntori' në Fushë-Milot, Kushi: Gati në shtator për të mirëpritur nxënësit

Rikonstruktimi i shkollës '28 Nëntori' në Fushë-Milot, Kushi: Gati në shtator për të mirëpritur nxënësit

Shkolla 9-vjeçare '28 Nëntori'

KURBIN-Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka publikuar një foto-album nga rikonstruktimi i shkollës 9-vjeçare dhe kopshtit “28 Nëntori” në Fushë-Milot. Kushi shkruan se sezoni i ri shkollor në shtator do të presë 200 nxënës dhe 60 fëmijë të kopshtit në ambiente të reja me standarte europiane.

Shkolla '28 Nëntori' u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ndërsa Ministrja bën me dije se do të rikonstruktimi i shkollës po financohet nga Bashkimi Europian falë programit “EU4Schools” dhe po zbatohet nga UNDP Albania.

"Shkolla 9-vjeçare & kopshti '28 Nëntori' në Fushë-Milot, Kurbin, është një prej 63 institucioneve arsimore të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit që po rikonstruktohet në kuadër të programit EU4Schools, i financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP Albania. Mirënjohje partnerëve tanë ndërkombëtarë për kontributin e dhënë në këtë institucion, rikonstruktimi i së cilit është drejt fundit dhe do të jetë gati për të mirëpritur këtë shtator rreth 200 nxënës në #shkollë dhe 60 fëmijë në #kopsht, në ambiente tërësisht të reja dhe me standardet më të mira europiane", shkruan Kushi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen