Dy nga godinat më të mëdha rezidenciale të “Qytetit Studenti”, ku jetojnë dhe studiojnë rreth 600 vajza, kanë marrë një pamje të re pas ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës. Godinat 9 dhe 10 ofrojnë kushte shumë më të mira për studentët, duke përmbushur në këtë mënyrë edhe një tjetër pikë të Paktit për Universitetin.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet e kryera në këto dy godina, ku vlerësoi ndryshimin e pësuar këto muaj. “Jam shumë entuziast kur shikoj se si shumë nga kantieret që filluam në “Qytetin Studenti” po mbyllen. Konvikti 9 dhe 10 ka 200 dhoma, më i madh se hoteli më i madh në Tiranë. Të bësh një rikonstruksion hoteli merr 1 apo 2 vjet, por ta bësh në 1 apo 2 muaj është realisht një arritje e jashtëzakonshme. Dua të falenderoj të gjithë ata që kontribuan. Skepticizmi i ditëve të para, kur kryeministri dhe kryetari i bashkisë dhanë premtimin se do bëheshin brenda verës, tani është shuar sepse gjithsecili mjafton të bëjë një xhiro dhe të zbulojë se si është mbajtur fjala në çdo pikë të kontratës për Paktin me Universitetin”, tha Veliaj.
Ai siguroi se puna do të vijojë edhe me tre godinat e fundit që kanë mbetur. Veliaj nënvizoi se pavarësisht se ka edhe një grup të vogël politikanësh që proteston për hallet e tyre, qytetarët e kanë të qartë dallimin se kush janë ata që përkujdesen dhe tregojnë vëmendjen e duhur ndaj qytetarëve.
“Një nga gjërat që më shqetëson më shumë me gjithë tollovinë, me protestat, sherret, është se ka një grup të vogël politikanësh që duan ta çojnë vëmendjen e miletit te hallet e tyre. Ndërkohë, sforco jonë është që vëmendjen, energjinë, financat tona dhe gjithë përkushtimin, ta çojmë te hallet e njerëzve. Në rastin konkret te hallet e studentëve, pra tek dushet, higjiena, kushtet në konvikte, te Kampusi i Ri. Unë besoj se këtu ka dy lëvizje paralele: Një që thotë merruni me hallin tim dhe tjetra që thotë merremi me hallin real të njerëzve. Unë besoj se do të fitojë lëvizja e dytë”, deklaroi Veliaj.
qytet studenti.jpg" style="height:600px; width:780px" />
Kryebashkiaku u shpreh se në Shqipëri po rritet një gjeneratë e re e cila është e fokusuar tek përparimi dhe tek puna për Shqipërinë e 30 viteve të ardhshme. “Gjenerata e çunave dhe gocave që po rritet në këto konvikte me kushte më të mira do të kenë më shumë kohë të studiojnë, të kalojnë kohë me njëri-tjetrin, të lexojnë libra, për të qenë super-qytetarë nesër. Ata e kuptojnë cila është politika që thotë merruni me hallin tim dhe të bëmave të mia në 30 vitet e shkuara, me politikën që thotë eja merremi me si do jetë Shqipëria dhe Tirana 30 vitet e ardhshme”, shtoi ai.
Mandej, ai u bëri thirrje studentëve që kanë vendosur të ndërtojnë jetën e tyre në kryeqytet, që të regjistrohen në gjendjen civile në zonën ku jetojnë, në mënyrë që bashkia të shpërndajë më mirë investimet dhe shërbimet në komunitet.
Krahas përmirësimit të infrastrukturës, një tjetër premtim i mbajtur ndaj studentëve është edhe Karta e Studentit, e cila krijon lehtësira për ta. Veliaj tha se edhe ata të cilët nuk e kanë marrë deri më tani kartën dhe janë larguar me pushime, do të mund ta marrin atë pa pagesë sapo të kthehen në Tiranë.
“Me kartat kemi ecur shumë mirë, janë shpërndarë mbi 20 mijë deri tani. Për të tjerët që kanë ikur më herët me pushime, do ta ofrojmë shërbimin e kartave edhe gjatë gjithë shtatorit dhe tetorit. Pra, të rrinë të qetë, kartat janë falas dhe do të jemi prezent gjatë gjithë vjeshtës për t’u siguruar që asnjëri të mos ngelet pa e marrë”, tha Veliaj.
Bravo erion,,,vazhdo keshtu dhe ne na ke gati,,,,prape do ta japim voten ne zgjedhjet e ardhshme,,,,///DHE MOS HARRO ERION NE QYTETIN STUDENTI MBILL DHE ATY PEME SE KA VEND ,,,DHE MOS LER ASNJE KIOSKE APO SHTEPI APO CFARE--QOFTE PA PRISHUR BRENDA SIPERFAQES TE QYTETIT,,,DHE NDERTO DHE 3-4 FUSHA FUTBOLLI DHE BASKETBOLLI ATY KU KANE QENE GJER NE 1998 TE PAKTEN,,,SEPSE STUDENTET DUAN DHE TE LUAJNE NE KOHEN E LIRE,,...
PërgjigjuTi shoku paske kohe pa shoku ne QS qe dashke 3-4 fushat Ku Kane qe ne. Pffff