Shkolla 9-vjeçare “Ali Laçej” në Shkodër ka marrë një pamje të re, pas rikonstruktimit. Përmes një postimi kreu i qeverisë shprehet se mjediset e kësaj shkolle tani më janë me mjedise të sistemuara.
Mjediset e sistemuara tashmë do t’i shërbejnë mësimdhënies, sporteve, arteve, zejeve dhe aktiviteteve komunitare, në dobi të mbi 150 nxënësve, mësuesve dhe gjithë komunitetit përreth shkollës.
“Një shkollë e bukur, me një pamje të re dhe mjedise të sistemuara. Shkollës “Ali Laçej” në Shkodër i është kthyer funksionaliteti i hapësirave rreth saj në shërbim të mësimdhënies, sporteve, arteve, zejeve dhe aktiviteteve komunitare për mbi 150 nxënës, mësuese gjithë komunitetin”,shkruan Rama në faqen zyrtare në Facebook.
Komente











