TIRANE- Shefat e shërbimeve në Qendrat Spitalore Universitare do të zgjidhen me konkurs, ashtu si ka ndodhur në vitet e mëparshme. Pas debateve të shumta, nenet që ndryshonin mënyrën e përzgjedhjes së tyre, nëpërmjet emërimeve nga qeveria janë shfuqizuar. Dje është zhvilluar një seancë e përbashkët e Komisionit të Shëndetësisë dhe atij të Edukimit ku u miratuan edhe ndryshimet e reja për arsimin e lartë për universitetin e mjekësisë. Risia e vetme do të jetë rikthimi i departamenteve, të cilat u hoqën në 2010. “Ky projektligj që propozohet, në bazën e vet ka krijimin e departamentit.
Departament ne Fakultetin e Mjekësisë që do të jetë njësoj si të gjitha departamentet e tjera në të gjitha universitetet e tjera shqiptare. Një strukturë e re mësimore, shkencore me një autoritet drejtues i cili do të zgjidhet me procedurat demokratike. Ky do të jetë një hap i rëndësishëm që do të vërë në shinat e duhura mësimdhënien, kërkimin shkencor, formimin e doktorantëve të ardhshëm”, tha Mimoza Hafizi, relatore e mazhorancës. Ndërkohë ish-Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka qenë ai që në mbledhjen e parë të Komisionit të Shëndetësisë kërkoi që të mos ketë ndryshim të procedurës për zgjedhjen e shefave, ndërsa dje e ka argumentuar edhe më shumë këtë kërkesë. “Është shumë mirë që një propozim i jep koncept departamenteve që të konsolidohet edhe koncepti i shërbimeve.
Kemi një arritje që duhet përshëndetur sesi këto kritere dhe të mënyrës sesi do të konkurrojnë më tej përgjegjësit e shërbimeve dhe momentin kur ata do të rinovojnë mandatet e tyre, përcaktohet në një nivel më të lartë siç është qeveria, e cila merr përgjegjësi akoma më të mëdha që këto shërbime të funksionojnë në mënyrë serioze. Në radhë të parë për pacientin dhe për funksionin e tyre mësimdhënëse”, tha Petrit Vasili, deputet i LSI. Por, rikthimi i shefave të departamenteve është mirëpritur edhe nga opozita, me përjashtim vetëm se duhet të fuqizohet statusi i shefave të shërbimeve dhe këta të fundit, mos të jenë njëkohësisht edhe në krye të departamenteve.
“Mendojmë se këtij universiteti dhe sistemit të shëndetësisë në Shqipëri i duhet një njësi shërbimi shumë e fort e cila merr dhe rolin e liderit për shërbimet e njëjta homologe për shërbimet në spitalet rajonale. Në këtë mënyrë kjo është një njësi e madhe shërbimi”, tha Myqerem Tafaj. Ndërkaq në Komisionin e Edukimit u kërkua që Ministria e Arsimit të nisë auditimin për diplomat e doktoraturave në Universitetin e Mjekësisë, pasi dyshohet se një numër i konsiderueshëm i tyre sipas deputetëve të mazhorancës janë të falsifikuara.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com