Skemat e dyshimta financiare, të ngjashme me ato piramidale, janë rikthyer sërish në qytetin e Lezhës, duke ngritur shqetësime për rrezikun që u kanoset qytetarëve.
Burime pë Report TV bëjnë të ditur se së fundmi, është identifikuar skema e re e quajtur “Ivuu”, e cila funksionon përmes aplikacionit të komunikimit “Telegram”.
Në këtë skemë janë përfshirë rreth 260 pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria, të organizuar në një grup të quajtur “Apex Albanian Group”.
Burime bëjnë me dije se anëtarët ftohen të investojnë shuma të caktuara parash, me premtimin për fitime të shpejta dhe të garantuara, një karakteristikë tipike e skemave piramidale.
Rekrutimi i pjesëmarrësve të rinj duket se është elementi kyç për funksionimin e skemës.
Komente












Lezhjanet jane si thanat qe lulezojne te parat dhe piqen te fundit....!
Përgjigju