Dita e martë do rikthejë sërish ulje të temperaturave dhe reshje shiu thuajse në të gjithë territorin Shqiptar.
Në një intervistë për Report Tv, meterelogia Adiola Bami shprehet se temperaturat do të pësojnë ulje deri në 0 gradë, por pas këtij episodi të shkurtër me reshje shiu, në fundjavë do të rikthehen sërish ditët me diell dhe rritja e temperaturave.
“Dita e martë do të vijojë të mbetet me kthjellime deri në mesditë, ku pritet që të kemi shtim të vranësirave në të gjithë territorin shqiptar. Më të dukshme reshjet do jenë në veri dhe në qendër. Gjatë orëve të vona të ditës së martë dhe gjatë mesnatës deri mëngjesin e së mërkurës në zonat e thella malore pritet që të kemi reshje në formën e dëborës pasi do të kemi rënie të temperaturave 5 deri në 6 gradë krahasuar me fundjavën.
Dita e martë do të sjellë vranësira edhe në zonat bregdetare. Në zonat malore do të kemi rënie të temperaturave ku mëngjesi do të jetë 0 gradë. Por e mërkura do të sjelle rritje të temperaturave gjatë mëngjesit dhe mesditës duke bërë që fundjava do të na sjelle temperatura në favor edhe në zonat malore ku mëngjesi do të jetë deri në 5-6 gradë celcius, ndërsa mesdita do të shkoje 19 deri në 20 gradë.
Ndërsa në ultësirën perëndimore temperaturat do të shkojnë 26 deri në 27 gradë celcius. Kështu do të kemi këtë episodin e shkurtër dhe do të kemi këtë episodin e shkurtër dhe do të kemi sërish ditë me diell dhe rritje të temperaturave”, tha meterologia Adiola Bami.