Numri i të vdekurve nga kolera në Haiti ka shkuar në 136 dhe gjendja po përkeqësohet çdo ditë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Haiti, tetëdhjetë e nëntë nga personat që u infektuan vdiqën në spital ose në qendrat e trajtimit të kolerës, ndërsa 47 prej tyre vdiqën në shtëpi, raporton CNN.
Qeveria haitiane po punon me organizatat ndërkombëtare shëndetësore për t’iu përgjigjur krizës, por ata thonë se kanë kapacitet të kufizuar, me rreth 350 shtretër në qendrat e trajtimit të kolerës. Njerëzit që jetojnë në zona me mungesë të ujit të sigurt për pije, ose kanalizimeve të pamjaftueshme, janë të cenueshëm ndaj kolerës, e cila mund të rezultojë nga konsumimi i ushqimit ose ujit të kontaminuar nga bakteret.
Edhe pse ekzistojnë vaksina dhe simptomat mund të “trajtohen lehtësisht”, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kolera mbetet një vrasës tinëzar përmes dehidrimit. Vetëm një muaj më parë, Ministria e Shëndetësisë në Haiti kishte dokumentuar vetëm tetë vdekje nga kolera, të gjitha në kryeqytetin me popullsi të dendur Port-au-Prince.
Deri në këtë vit, sëmundja dukej se ishte larguar kryesisht nga vendi, pas një përpjekjeje mbarëkombëtare të shëndetit publik. Përhapja e fundit filloi në vitin 2010, kur kolera u përhap nga një kamp paqeruajtësish të Kombeve të Bashkuara në popullatë.
Ai shpërthim përfundimisht arriti në 800,000 raste dhe mori të paktën 10,000 jetë. Megjithëse OKB-ja e ka pranuar përfshirjen e saj në shpërthim, ajo nuk ka pranuar përgjegjësinë ligjore. Organizatat për të drejtat e njeriut nuk kanë reshtur së kërkuari kompensim financiar për viktimat.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.3%
Vota total: 1497
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Haiti/ Banda të armatosura sulmojnë aeroportin kryesor
5 Mars, 12:08
-
Qindra të burgosur arratisen nga burgu i Port-au-Prince në Haiti! Përshkallëzohet dhuna në kryeqytet
3 Mars, 11:52
-
OKB: 153 persona kanë humbur jetën deri tani nga shpërthimi i kolerës në Etiopi! Ka mungesë të furnizimit me vaksina
16 Qershor 2023, 07:30
-
Haiti, mbi 12 kriminelë janë djegur në kryeqytet nga civilët. Kriminelet u kapën nga policia, turma i rrethoi e u vuri flakën
25 Prill 2023, 16:24
-
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve në SHBA: Rritet me 50 për qind numri i punonjësve të medias të vrarë në vitin 2022 në të gjithë botën
25 Janar 2023, 10:18
-
Qindra të vdekur nga shpërthimi i kolerës në Afrikë, disa vende shtyjnë rihapjen e shkollave
3 Janar 2023, 07:31
-
SHBA dhe Kanada sanksionojnë presidentin e Senatit të Haitit për trafik droge
4 Nëntor 2022, 16:57
-
Paralajmëron OBSH: Kolera po përhapet me shpejtësi në gjithë Libanin
2 Nëntor 2022, 09:21
-
Turqia arreston një të dyshuar për vrasjen e presidentit haitian
16 Nëntor 2021, 14:47
-
Emigrantët nga Haiti, të inatosur hedhin objekte në drejtim të avionit që i riatdhesoi! Jep dorëheqjen edhe i dërguari i posaçëm amerikan: Nuk do të bashkohem me vendimin çnjerëzor dhe joproduktiv të Shtëpisë së Bardhë
23 Shtator 2021, 15:15
-
Haiti, situata në vend tejet e rëndë, spitale të tejmbushura! Vendi vuan mungesë në ushqime dhe produkte higjene
21 Gusht 2021, 14:55
-
Shkon rreth 2 mijë numri i viktimave nga tërmeti që ‘shkundi’ Haitin, fëmijë këmbëzbathur nuk kanë as ujë të pijshëm! Kaotike situata edhe për 10 mijë të plagosurit
18 Gusht 2021, 08:57